Gonxhja: Së shpejti nis puna për rindërtimin e shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër

Shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër është një ndër godinat arsimore e cila do të rindërtohet me mbështetjen e buxhetit të shtetit.


Shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër është një ndër godinat arsimore e cila do të rindërtohet me mbështetjen e buxhetit të shtetit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga gjendja aktuale e kësaj shkolle si dhe projektin i cili do të nisë së shpejti zbatimin për rindërtimin e godinës.

Gonxhja theksin se “ “Arben Broci” në Shkodër është një ndër shkollat e arsimit profesional në emër po jo në kushte e mundësi, ku së shpejti nisim punimet për rilindjen e saj me një projekt të mirëmenduar dhe një fond të qenësishëm të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare”.

Kjo shkollë, e ndërtuar në vitin 1968, ministri shton se do të kthehet në një shëmbëlltyrë të ambicies sonë për Shqipërinë 2030.

“Me mbi 396 nxënës që ndjekin studimet në drejtime si Shërbimet e mjeteve të transportit, Mekanikë, Elektroteknikë, Termohidraulikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) janë baza nga do të zhvillohet edhe në Shkodër një fidanishte e re moderne e dijeve profesionale”, nënvizon ministri Gonxhja krahas pamjeve nga projekti i ri për rindërtimin e saj.

“ Kjo është koha e re e arsimit profesional, kur paragjykimet e vjetra po ia lënë vendin më në fund prurjeve të reja që kanë nisur të rriten drejt dyerve të shkollave profesionale”, shprehet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja

Përmes Aktit Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime në disa shkolla profesionale në të gjithë vendin.

Me Aktin Normativ janë alokuar fonde shtesë për rindërtimin e shkollës mekanike “Hasan Gina” Lushnje, shkollës “Bajram Curri”, Kukës, shkollës “Enver Qiraxhi”, Pogradec, shkollës “Pavarësia”, Vlorë, shkollës tregtare (drejtimi Hoteleri-Turizëm), Vlorë, shkollës “Kolin Gjoka”, Lezhë, shkollave “Arben Broci” dhe “Hamdi Bushati”, Shkodër, shkollës teknike, Korçë, ndërtimi prej fillimit të shkollës “Karl Gega”, Tiranë, si dhe Qendrës së Formimit Profesional, Tiranë.

Gjithashtu, janë hapur procedurat për rindërtimin e 6 konvikteve të shkollave profesionale, konkretisht në Vlorë, Lushnjë, Elbasan, Dibër, Kukës, Shkodër, që do të zbatohen nga FSHZH.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.