Ndryshime zëvendësministrash tek Ekonomia, Punët e Jashtme dhe Turizmi

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa lëvizje në nivel zëvendësmistrash.


Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa lëvizje në nivel zëvendësmistrash.

Kështu, mbi bazën e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Ilva Gjuzit si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme ndërsa Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Endrit Yzeirajn si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërimin e tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këshilli i Ministrave vendosi po ashtu lirimin nga detyra të Almira Xhembullës si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa Vilma Bello lirohet nga detyra si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…