“Rincamp”, Muzhaqi: Aktivizojmë dhe mbështesim të rinjtë në angazhimin e tyre në sferën rinore

Nis “Rincamp 2024”, një iniciativë e përvitshme e organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë


Nis “Rincamp 2024”, një iniciativë e përvitshme e organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë. Ky kamp synon të aktivizojë dhe mbështesë të rinjtë në angazhimin e tyre në sferën rinore, duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, si dhe fuqizimin e tyre përmes një sërë aktivitetesh dhe trajtimesh të temave në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

Përgjatë katër ditëve të kampit, të rinjtë do të jenë pjesë e paneleve informuese që do të trajtojnë tematika të rëndësishme si inovacioni dhe tregu i punës, digjitalizimi në arsim, mundësitë dhe politikat rinore, paketa e aftësive të buta, si dhe edukimi financiar dhe përgjegjshmëria. Këto tema janë përzgjedhur jo vetëm në kuadër të strategjisë, por edhe si një pasqyrim i propozimeve dhe interesave të vetë të rinjve, të cilët, përmes aplikimit, kanë shprehur prioritetet dhe fushat ku ndiejnë nevojën për më shumë njohuri dhe aftësi.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërtojnë dhe debatojnë idetë e tyre, të punojnë në grup, dhe të argëtohen në një mjedis të bukur dhe dinamik. Ky kamp synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse ku të rinjtë mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Strategjia Kombëtare e Rinisë synon të përmirësojë situatën e të rinjve në Shqipëri duke u ofruar mundësi të barabarta me të rinjtë europianë, duke u krijuar mundësi për arsim cilësor dhe përfshirje në tregun e punës shqiptar dhe atë ndërkombëtar. (ATSH)

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.