Inva Mula risjell në Korçë “MIK Festival”, me edicionin e shtatë

Një nga pikat e forta të këtij edicioni do të jetë opereta shqiptare “Agimi”.


“MIK Festival” vjen së shpejt me edicionin e shtatë te tij, me një program të pasur artistik. Festivali muzikor i themeluar nga sopranoja e njohur Inva Mula nis më 11 korrik në Korçë, ku do të bëjë bashkë artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë.

Një nga pikat e forta të këtij edicioni do të jetë opereta shqiptare “Agimi”. Me festivalin rikthehet pas 70 vitesh në qytetin e Korçës opereta e parë skenike “Agimi”.

MIK Festival tashmë ka krijuar traditë në një qytet si Korça, ku kultura është shumë e rëndësishme. Do të jenë katër mbrëmje të dedikuara për të përcjellë tek publiku muzikën e kultivuar dhe emrat më në zë të skenës lirike. Festivali nis nga teatri “Andon Zako Çajupi” me “Udhëtim artistik me pianistin dhe muzikologun Red Radoja”, me “Nën tingujt e trios nga Maqedonia e Veriut”, që vijnë Dëshira Ahmeti soprano, George Petrushevski në oboe dhe Jordan Petrushevki në piano.

Më 12 korrik po te teatri i Korçës do të jetë opereta me 3 akte, “Agimi”, me muzikë nga Kristo Kono, libreti nga Kol Jakova, regjia Inva Mula, dirigjente Suzana Turku, koreografia Bardhi Pojani.

Më 13 korrik vjen tek Poli i Jugut në Drenovë koncerti gala “Inva e Friends” që prezanton romantikët e muzikës franceze. Nën dirigjimin e maestros Jean Michel Ferran, të ftuar janë Blerta Zhegu, Ramona Tullumani, Dëshira Ahmeti, Simona Karafili, Gjergji Mani, Ionela Mani, Igli Tuta.

Më 14 korrik festivali MIK do të zhvendoset në oborrin e kishës së Shën Kollit në Voskopojë, me një tjetër aktivitet.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të…