Rrugëtimi në Euro 2024, Duka: Ishte grupi më i vështirë, por Shqipëria u paraqit mirë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ndoqi nga afër ndeshjen e raundit të 1/16-ave Angli – Sllovaki


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ndoqi nga afër ndeshjen e raundit të 1/16-ave Angli – Sllovaki, në Gelsenkirchen në stadiumin “Arena AufSchalke”.

Një takim emocionuese që u vendos vetëm në kohën shtesë dhe në fund Anglia u kualifikua më tej pas fitores me rezultatin 2-1.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në ambientet e jashtme të stadiumit “Arena AufSchalke” Presidenti Duka ka zhvilluar një intervistë për Klan Kosova me gazetarin Arlind Sadiku. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar foli për emocionet e takimit Angli – Sllovaki, rrugëtimin e kuqezinjve në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe të ardhmen e trajnerit Silvinjo.

“Ndeshja ishte e bukur dhe emocionuese. Sllovakia ishte shumë afër kualifikimit dhe do të ishte mirë nëse do të kalonte. Por nuk pati fat në çastet e fundit, pësoi golin dhe në shtesë mori një gol të shpejtë. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe emocionuese”, tha Duka.

Sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian, Duka u shpreh se, “për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tre ndeshjet, ose më mirë mund të them në dy ndeshje e gjysmë në ndeshjen e dytë dhe të tretë. Me pikë nuk jemi të kënaqur pasi morëm vetëm një në tre ndeshje. Ishte grupi më i vështirë i Europianit. Në total paraqitja ishte shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tre ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Paraqitja në përgjithësi ishte e mirë, tifozeria ishte fantastike. U pa edhe sot më shumë atmosferë se kanë krijuar tifozët në ndeshjet tona nuk është krijuar në ndeshjet e tjera. Jo vetëm me atmosferë por në të gjitha këndvështrimet. Çdo gjë ishte e mirë dhe fantastike”.

Për të ardhmen e trajnerit Silvinjo, Duka tha se, “e kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata pas Europianit, por ne jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, pavarësisht se nuk është hedhur firma. Ka shkuar të pushojë disa ditë dhe javën tjetër do të takohemi sërish për të diskutuar këtë temë dhe për të vazhduar punën”.

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Global 360

Biden dënon dhunën politike, pas atentatit kundër Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar dhunën politike pas një sulmi në mitingun e ish-presidentit Donald Trump.

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.