Arbër Hoxha: Duam vetëm tri pikët ndaj Spanjës!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, doli në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen


Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet intensive në SportCentrum Kaiserau për ndeshjen e fundit dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, doli këtë të premte në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Futbollisti kuqezi tha se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kombëtaren dhe theksoi se ndaj Spanjës ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore.

Europiani i Arbër Hoxhës? – Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin për Kombëtaren. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë. Me Kroacinë u futëm ndryshe në fushë, shënuam gol pastaj pësuam dy, por ne nuk u dorëzuam dhe realizuam sërish dhe barazuam. E kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të fokusuar vetëm te Spanja. Besoj që do të arrijmë fitoren.

Me cilën skuadër je tifoz dhe si e shikon Spanjën? – Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren. Shpresoj që të kualifikohemi. Na duhet vetëm fitorja për të kaluar më tej.

Ndeshja me Spanjën, sa gjasa kemi të fitojmë? – Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon.

Pate impakt pozitiv sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë – Tifozët në stadium janë shtysë e madhe dhe secili lojtar kishte motiv shtesë. Synimi ishte të ndihmoja shokët e ekipit. Arritëm të shënonim golin e dytë dhe patëm mundësi të shënonim edhe të tretin.

Keni folur me shokët e skuadrës pas ndeshjes? – Po normal. Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic. Fola me ta pas ndeshjes dhe më uruan për paraqitjen time të mirë.

A mendoni se do të keni përballë skuadrën që luan futbollin më të bukur në botë? – Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë sfidë të rëndësishme.

Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit, e mbani mend? – E mbaj mend shumë mirë. Ishte një ndeshje shumë e bukur ndaj Betisit dhe ne u kualifikuam në raundin tjetër.

Kush është lojtari më i mirë i Spanjës? – Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë.

A je gati për një vend titullar ndaj Spanjës? – Sa i përket formacionit titullar e vendos trajneri, por sado minuta të marr, do të bëj maksimumin.

Çfarë duhet të bëjmë ndaj Spanjës për të marrë një rezultat pozitiv? – Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% maksimumin. Spanja është një ekipi që luan me topin dhe e posedon shumë mirë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë. Nga ndeshja në ndeshje ne jemi paraqitur më mirë. Besoj që në ndeshjen me Kroacinë kemi luajtur më mirë se me Italinë. Kemi sulmuar dhe krijuar më shumë.

E mendoje një rritje kaq të madhe në një periudhë të shkurtër?- Në janar jam transferuar te Dinamo dhe kam pasur progres nga dita në ditë, kam pasur rritje. Në mars erdha në Kombëtare dhe për mua ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Europiani është qershia mbi tortë.

Transferim në një ekip më të madh? – Nuk është se e kam menduar shumë këtë pjesë. Kam vetëm 6 muaj që jam te Dinamo Zagreb dhe jam i fokusuar aty. Tani kemi ndeshjet play-off për Champions League. 1 ndeshje na dërgon në grupet e Champions League, gjithashtu kemi të siguruar Europa League. Momentalisht jam i fokusuar te klubi ku jam dhe në Kombëtare. Dua të vazhdojë kështu.

Rezultati kundër Spanjës? – Dua vetëm tre pikët, nuk ka rëndësi rezultati. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë.

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA