Veliaj i dhuron “Çelësin e Tiranës” artistes Shkurte Fejza

Shkurte Fejza do të performojë për mbështetësit e kombëtares, para sfidës që do të luhet në Hamburg në orën 15:00.


Ndeshja Shqipëri-Kroaci po pritet me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej”, aty ku Bashkia e Tiranës ka menduar të sjellë mjaft surpriza për tifozët që mbështesin kuqezinjtë në sfidën e dytë të Euro2024.

Surprizë për tifozët kuqezinj do të jetë edhe artistja e njohur Shkurte Fejza, e cila do të performojë për mbështetësit e kombëtares, para sfidës që do të luhet në Hamburg në orën 15:00. Pak para performancës, Shkurte Fejza u prit në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj “Çelësin e Tiranës”.

“Çelësi i Tiranës është simboli i një dere të hapur, i një zemre të hapur dhe i një mendjeje të hapur. Ti na ke frymëzuar pafund në çdo festim, në çdo tubim, sidomos në gëzimet me Kombëtaren tonë. Sot në Tiranë kemi shumë qytetarë të Kosovës, por edhe nga vendet e tjera, por fakti që kënga jote ka qenë tamam si ai filli që i ka lidhur shqiptarët kudo ku janë, në një copë të madhe kuq e zi, është diçka e jashtëzakonshme. Duhet të jesh shumë krenare. Ne, po e po! Por edhe ti vetë, për këto 50 vjet dashuri që na ke dhënë pa kushte dhe pa u kursyer. Lajmi i dytë i mirë është që, Shkurte Fejza do të jetë pas pak te Fan Zone, ku do të kemi një surprizë për të inkurajuar Kombëtaren, përpara se të fillojë ndeshja me Kroacinë” u shpreh Veliaj.

Ai dha edhe lajmin e mirë se ditën e nesërme Shkurte Fejza do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongreseve, si qershia mbi tortë për 50 vite karrierë. “Nesër te Pallati i Kongreseve, në orën 20.00, Shkurte Fejza ka koncertin e saj, qershia mbi tortë, i 50 vjetorit të karrierës. Të jemi shumë mirënjohës dhe të duam shumë”, tha Veliaj.

Artistja Shkurte Fejza tha se është shumë e nderuar me këtë çmim që merr sot nga Bashkia e Tiranës, si jetësim i ëndrrës së saj rinore.

“Jam shumë e nderuar dhe tani po shoh se thjesht po jetësohet ëndrra ime rinore. Në çdo këngë timen, unë kam kënduar atdheut tonë të përbashkët dhe tani jam e lumtur që ky çmim me të cilin unë u vlerësova, nuk e ke vlerësuar veç njëherë Kombëtaren nga Kosova, por gjithë Kosovën, gjithë shqiptarët kudo ku janë, bashkëpunëtorët, familjen time dhe të jam jashtëzakonisht mirënjohëse. Shumë faleminderit”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…