Dita e Shna Ndout, meshtari i mrekullive që nderohet në mbarë botën katolike

Sot është dita e Shën Antonit nga Padova, apo si e njeh populli shqiptar, Shna Ndou.


Sot është dita e Shën Antonit nga Padova, apo si e njeh populli shqiptar, Shna Ndou. Ky shenjtor është pa dyshim një nga shenjtorët më të dashur e më të nderuar në të katër anët e botës e gjithashtu dhe në vendin tonë. Jo vetëm pse njihet mirë si mrekullibërës, por mbi të gjitha, sepse pati një mori virtytesh të tjera të jashtëzakonshme, duke nisur nga aftësia për ta predikuar me zell, sa të mbetet në kujtesën e shekujve, me epitetin “gjuhëarti”.

Ai lindi në Lisbonë, më 1195 dhe u nda nga jeta tokësore më 13 qershor 1231, datë e cila njihet si festa e tij. Shna Ndou njihet nga Kisha Katolike si mbrojtës i familjes, martesës, udhëtarëve dhe kafshëve.

Misionin e tij kushtuar fesë, e nisi si rregulltar i Urdhrit Agostinian e më pas kaloi në atë françeskan, duke shkuar në viset e egra, ku katolicizmi nuk njihej ende. Ditën ia kushtonte kishës dhe tokës, prej të cilës ushqehej bashkë me fretërit e tjerë, ndërsa natën ia kushtonte librit.

Shna Ndou u njoh si teolog i Urdhrit Françeskan, mistikës së të cilit i mbeti besnik deri në vdekje. “Këtu, në tokë syri i shpirtit është dashuria, e vetmja, që vlen, për të çarë çdo vel, i cili na pengon për të parë Zotin. Atje ku intelekti ndalet, vijon dashuria që, me ngrohtësinë e saj, të çon tek Ai i Lumi”, ka shkruar Shna Ndou.

Çdo javë që i paraprin 13 qershorit, mbi lartësitë kodrinore përreth Laçit, sheh mijëra besimtarë të bashkohen në kishën e Shna Ndout. Kisha u ndërtua nga françeskanët në 1300-ën, por kompleksi i hershëm u shkatërrua në vitin 1971. Sot, i gjithë procesioni i ngjitjes së njerëzve në Kishën e Laçit të rindërtuar pas ‘90 është mbresëlënës.

DRTK Shkodër sjell fotografi të manastirit, marrë nga kodra ku ruhen muret e fortifikimit antiko-mesjetar të Sebastës, Monument Kulture, Kategoria l.

Lexo më shumë nga

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Global 360

Biden dënon dhunën politike, pas atentatit kundër Trump

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar dhunën politike pas një sulmi në mitingun e ish-presidentit Donald Trump.

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Atentati ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot atentatin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.