Koçiu: Zgjerim i paketës së shërbimeve për viktimat e dhunës edhe në dimensionin e botës online

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në konferencën 3-ditore e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, e bashkorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në konferencën 3-ditore e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, e bashkorganizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Koçiu tha se “dhuna online, një problem global, është ndër ato forma të dhunës që raportohet e fatkeqësisht, edhe luftohet më pak se çdo formë tjetër”.

“Ndryshimi i Kodit Penal për përfshirjen e dispozitave të dhunës psikologjike ka krijuar një bazë të fuqishme për ndjekjen dhe ndëshkimin e abuzuesve, ndaj po punojmë për të tjera ndërhyrje në legjislacion për të përcaktuar më qartë se çfarë duhet të konsiderohet dhunë dixhitale”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “mbrojtja e viktimave të dhunës dhe garantimi i të drejtave, janë në fokus të programeve mbështetëse të qeverisë dhe MSHMS”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si institucioni që mbulon dhe koordinon politikat e barazisë gjinore mban një peshë shumë të rëndësishme në lidhje me mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës.

“Në fokus të MSHMS është zgjerimi i paketës së shërbimeve të ofruara për viktimat e dhunës edhe në dimensionin e botës online. Angazhimi i përbashkët i institucioneve është i domosdoshëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të qenë bashkë përballë këtyre fenomeneve”, tha Koçiu.

Në Konferencën e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna” marrin pjesë 55 delegatë të huaj, ndër ta 30 deputetë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Europës, përfshirë Austrinë, Norvegjinë, Italinë, Holandën, Spanjën dhe Portugalinë.

Kjo konferencë u mbajt edhe me iniciativën e Etilda Gjonajt, Raportuese e Përgjithshme e Dhunës ndaj Grave në APKiE dhe njëkohësisht Drejtuese e Rrjetit “Gra të lira nga dhuna”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për arritjen e barazisë gjinore dhe luftën kundër formave të ndryshme të dhunës ndaj grave, me fokus të veçantë tek dhuna psikologjike dhe ajo online. (ATSH)

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…