Begaj: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit europian të dhënë për vendin tonë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit europian të dhënë për vendin tonë.

“Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta dypalëshe dhe rajonale, por edhe në vlera të përbashkëta dhe partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët europiane”, tha Begaj.

Shqiptarët që jetojnë në Slloveninë mike, theksoi Begaj, janë një garanci e shtuar e bashkëpunimit tonë të suksesshëm, të sotëm dhe në të ardhmen.

Ai vlerësoi si të çmuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në veçanti.

“Roli juaj në kuadër të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” është një prej dëshmive të shumta”, tha Begaj.

Sipas tij, zgjerimi 2030 që doli si produkt i forumit strategjik të BLED-it është prova konkrete e mbështetjes sllovene. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë fort të bëjmë realitet këtë plan”, theksoi ai.

“Shqipëria është një zë i fuqishëm i integrimit Euroatlantik të rajonit. Si një popull historikisht paqedashës, ne jemi të interesuar për një rajon në paqe, të zhvilluar, me sytë nga Evropa dhe të integruar në vetvete”, u shpreh Begaj.

Ai konstatoi se Shqipëria dhe Sllovenia marrin pjesë aktive në nisma dhe forume rajonale, duke veçuar Forumin e Bledit, procesin e Brdo-Brijuni dhe atë të Berlinit.

“Në veçanti, roli i Sllovenisë nëpërmjet Forumit të Bledit dhe Procesit të Brdo-Brijuni është me rëndësi për ne, sepse këto dy platforma vazhdojnë të mbështesin dhe kontribuojnë në perspektivën evropiane të rajonit tonë”, tha Begaj.

Po kaq me rëndësi, vijoi ai, ka qenë njohja e Kosovës nga Sllovenia, si një nga shtetet e para që hodhi një hap të tillë.

“Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe kontribuues në paqen dhe sigurinë e rajonit tonë. Shqiptarët e rajonit janë faktor stabilizues dhe me orientim Euroatlantik. Kjo u tregua edhe në rolin vendimtar të tyre në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO. Kjo dëshmohet edhe në përafrimin e shpejtë të Kosovës drejt NATO-s”, theksoi Presidenti.

“Ballkani Perëndimor mbetet ende një rajon vulnerabël nga aktorët që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme që është larg Evropës dhe vlerave demokratike.Agresioni i padrejtë rus ndaj Ukrainë është një sinjal tjetër alarmi se sa të kujdesshëm dhe bashkëpunues duhet të jemi për të zvogëluar vulnerabilitetin dhe rreziqet nga këta aktorë”, vlerësoi Begaj.

Ai ftoi sipërmarrësit sllovenë të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në sektorët e turizmit, financës, bujqësisë, teknologjisë së informacionit, energjisë dhe shumë të tjera.

Gjithashtu, vuri në dukje ai, “duhet të rrisim kontaktet mes qytetarëve tanë”.

“Një linjë ajrore direkte midis Lubjanës dhe Tiranës do të ishte një mundësi e mirë, jo vetëm për shtimin e kontakteve direkte, por edhe për rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë vendet tona”, theksoi Begaj.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…