Dita e Drejtësisë, Begaj: SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbështetje për SPAK dhe GJKKO në dhënien e Drejtësisë.


Presidenti Bajram Begaj shprehu sot në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbështetje për SPAK dhe GJKKO në dhënien e Drejtësisë.

Begaj mori pjesë në këtë takim me rastin e 111-vjetorit të Ditës së Drejtësisë, mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti EU4Justice.

“10 vjet më parë, me mbështetjen e vyer të miqve dhe partnerëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nisi reforma në drejtësi, e cila është historike për nga rëndësia. Reforma nuk ishte vetëm një ndryshim strukturor, por edhe një angazhim i qartë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe për të ndërtuar një shoqëri ku sundimi i ligjit është shtyllë kryesore”, u shpreh Begaj në nisje të fjalimit.

Një drejtësi e tillë, tha Begaj, është edhe kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Standardet janë vendosur brenda kornizës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore që solli reforma në drejtësi. Çështje parësore tashmë mbetet zbatimi i plotë dhe gjithëpërfshirës i këtyre standardeve me përgjegjësi dhe prioritet. Rezultatet e reformës janë të prekshme.

Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit”, tha Begaj.

“Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur”, u shpreh Presidenti i cili u ndal edhe tek vetingu.

“Pastrimi i sistemit të drejtësisë është parakusht për një drejtësi të reformuar. Po kaq e rëndësishme është edhe ripërtëritja e trupës me gjyqtarë e prokurorë të aftë profesionalisht dhe me integritet të lartë, në mënyrë që sistemi të jetë imun nga ndërhyrjet”, theksoi ai.

“Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, të cilëve u është besuar ky transformim, duhet të jenë simbol i ndershmërisë dhe drejtësisë. Ata kanë një përgjegjësi me peshë të madhe për të merituar besimin e shqiptarëve. Puna e tyre nuk është vetëm një detyrë, por edhe një mision për të garantuar që çdo qytetar të jetë i barabartë përpara ligjit”, vuri në dukje Begaj.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve profesionale të magjistratëve duhet të jetë në fokus dhe një objektiv afatgjatë e i qëndrueshëm për organet e drejtësisë.

“Në këtë drejtim, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të punojnë për të garantuar standardet profesionale dhe etike të magjistratëve, për të siguruar një proces të rregullt dhe konkurrues, të ngritur mbi bazën e vlerave e meritës gjatë rekrutimeve, emërimeve apo ngritjeve në detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë rol themelor në procesin e kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë së vendimmarrjes, llogaridhënies, eficencës dhe transparencës së punës së magjistratëve”, theksoi Begaj.

Begaj u ndal edhe tek problematikat.

“Kalendari i shqyrtimit të çështjeve gjyqësore është i mbingarkuar dhe qytetarët presin për zgjidhje të problemeve, pasi çdo vendim ndikon në jetën dhe besimin që ata kanë te sistemi ynë gjyqësor. Kjo nuk është vetëm çështje statistikore, por jetike për mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike”, tha Begaj.

“Drejtësia duhet të jetë funksionale në praktikë dhe jo thjesht të parashikohet në instrumente ligjore. Nëse ju nevojitet ndihma apo mbështetja e institucioneve të tjera për të përmbushur misionin tuaj, mos hezitoni ta kërkoni atë!”, iu drejtua Presidenti organeve të larta të drejtësisë.

“Ritheksoj mbështetjen e plotë për të gjitha organet e drejtësisë dhe magjistratët, për kontributin e tyre të përditshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. E po ashtu, ritheksoj mbështetjen e plotë, pa asnjë rezerve ndaj Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe Gjykata e Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO-së për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi Begaj.

(Marrë nga ATSH)

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.