“Dita e Evropës” festohet në Tiranë

Të rinjtë shqiptarë u mblodhën në Pazarin e Ri me rastin e Ditës së Evropës në aktivitetin “Evropa është për të rinjtë” e organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.


Të rinjtë shqiptarë u mblodhën mbrëmë në Pazarin e Ri me rastin e Ditës së Evropës në aktivitetin “Evropa është për të rinjtë” e organizuar nga Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në aktivitet u shpjegua sesi BE-ja po e mbështet Shqipërinë për të fuqizuar të rinjtë e saj përmes programeve të ndryshme si “BE për Rininë”, “Garancia Rinore” ose “BE për Shkollat”.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se, kjo ditë e gjen Shqipërinë gjithmonë e më afër anëtarësimit në BE dhe me përpjekjet e pareshtura drejt integrimit evropian për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

“Ndamë me të rinjtë programet e shumta që qeveria shqiptare zbaton me mbështetjen e BE, si “EU for Schools’, “EU for Culture”, “Youth Guarantee” dhe “EU for Youth”. Programe qe kanë fokus investimet në infrastrukturën rinore dhe rritjen e mundësive dhe angazhimin për të rinjtë që të mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipërinë Europiane”, theksoi Muzhaqi.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh se, “nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa të drejtat e njeriut, ato janë në qendër të projektit evropian. Ndërsa shoqëritë tona bëhen më të begata, ne duhet të sigurojmë që askush të mos mbetet prapa dhe që të gjithë të kenë vendin e tyre. Ne jemi të gjithë të barabartë, por të ndryshëm dhe kjo është ajo që na bën të fortë.”

Në “Evropa është për Rininë”, 5 prej të rinjve të pranishëm përcollën mesazhet e tyre për rininë 2030, duke i nxitur bashkëmoshatarët të jenë pjesë aktive e shoqërisë, me qëllimin e përbashkët për anëtarësimin në BE.

Nën tingujt e muzikës, të rinjtë festuan Ditën e Evropës, nga Tirana gjithmonë e më evropiane. (Marrë nga ATSH)

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…

Global 360

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…