Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.


Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri”, është Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë e pëzgjedhur fillimisht nga një komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ku mes shumë propozimeve të dorëzuara nga të rinj të interesuar për të kaluar më pas në fazën përzgjedhëse dhe dakordësisë në Komisioni Shtetëror të drejtuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Logoja Kombëtare e 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë që mban autorësinë e Ejona Karkinit, do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve dhe si imazh gjatë zhvillimit të aktiviteteve në 2024, shpallur si viti mbarëkombëtar i 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë me vendim të Këshillit të Ministrave datë 17.01.2024. Logoja Kombëtare 80- Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë përmban elementët patriotikë kombëtarë dhe u vlerësuar nga komisionet respektive si përfaqësimi më dinjitoz i imazhit të vitit Mbarëkombëtar i 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Autorja 26-vjeçare Ejona Karkini, ish-studente e arkitekturës e njëkohësisht bashkëthemeluese e një startup-i në fushën e dizaijnit dhe marketingut, shpjegon se “Logoja Kombëtare 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë përmban Monumentin Nëna Shqipëri, nëpërmjet se cilës u mundova të përcjell lirinë që fal figura e saj me elementë si veshja që valëvitet, që në këtë rast mban në dorë flamurin shqiptar, ndryshe nga skulptura ku ajo ka gjethe dafine dhe një yll. Ashtu si flamuri merr prezencë skenike kur valëvitet nga era, ideja e shiritit që formon 80-en e viteve që gëzojmë si të çliruar, ndjesia që të jep pavarësia”

Të rinj, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, iu përgjigjën ftesës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të dhënë kontributin e tyre artistik në konkursin e organizuar me këtë rast, ku konkuruan denjësisht 64 projekte që plotësonin të gjitha kriteret si punime origjinale, të papublikuara më parë, individuale dhe punë të realizuara në grup./dritare.net

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…