Porta hapet nga brenda!

Ata, me siguri janë lodhur duke shtyrë fort portën, ndërkohë që ajo që të çon te lumturia, hapet… nga brenda.


Nga Ivana Tomço

Më kujtohet se diku kam lexuar për historinë e një ushtari, i cili, i sigurt në forcën dhe drejtësinë e tij, duke kujtuar se e kishin mbyllur brenda, e kaloi natën duke shtyrë me gjithë forcën e krahëve, supeve dhe gjithë trupit të tij, një portë që s’donte e s’donte të hapej. Vetëm në mëngjes, konstatoi se porta hapej nga brenda.

Sa e sa njerëz veprojnë kështu! Ushtrojnë forcë aty ku duhet arsye! Ata kujtojnë se dëshmojnë energji: në të vërtetë, rrezikojnë të humbasin gjithçka, vetëm se nuk e kanë vëzhguar me qetësi situatën. Ky është morali që të shkon në mend kur lexon këtë histori.

Por në fakt, ka edhe një tjetër moral, më të rëndësishëm. Edhe ata që janë të bindur se i kanë bërë të gjitha përpjekjet për të arritur qëllimet, ata që kanë treguar trimëri dhe guxim për të mbërritur tek synimet e tyre, apo tek lumturia, ndonjëherë, të lodhur e të rraskapitur nga lufta, kujtojnë se puna u shkoi dëm. Ata, me siguri janë lodhur duke shtyrë fort portën, ndërkohë që ajo që të çon te lumturia, hapet… nga brenda.

Lumturia gjendet brenda nesh. Vetëm duke zbatuar ligjet për të cilat kemi folur shpesh, duke ndryshuar sjelljet, fjalët dhe mendimet, dhe duke e riedukuar veten me ndjenjën e dashurisë dhe të qetësisë, të besimit, të drejtësisë, ne me siguri, do të ushtrojmë një ndikim vendimtar mbi botën e jashtme, e cila gjithsesi, nuk duket se varet nga ne!

Nëse deri tani kemi luftuar më kot, tani ka ardhur koha të çelim rrugët që deri tani ia kemi mbyllur vetes për shkak të mosdijes. Çdo përpjekje kërkon përqëndrimin e të gjitha forcave tona. Vetëm nëse ato do të jenë të përqëndruara, do ta ushtrojnë fuqinë që kanë.

Një nga faktorët kryesorë të efektshmërisë së mendimit tonë, është përqëndrimi ynë brenda vetes. Të flasim me të tjerët për projektet tona, është njëlloj sikur t’i hedhim ato në erë. Duhet të mësojmë të heshtim! Projekti të cilin ne e mbajmë për vete, e nuk e diskutojmë me askënd, merr brenda nesh një forcë që nuk e njeh asnjëri prej atyre që s’ janë mësuar ende t’i mbajnë punët e tyre për vete…

Shpesh kemi folur për rëndësinë që kanë çastet e përqëndrimit. Ata janë të domosdoshëm për përparimin tonë: Një mërzitje apo një lajm i keq, nuk duhet të na bëjnë të zgjatemi me fjalë, as të pushtohemi nga paniku i brendshëm, por të heshtim, të mbledhim fuqitë tona, për t’i grupuar dhe përqëndruar ato në qetësi. Vetëm kështu, do ta gjejmë zgjidhjen e problemeve tona dhe do t’u japin fund halleve të përditshme. Kështu, do të gjejnë zgjidhje problemet e vogla dhe hallet e mëdha.

Çfarë duhet të bëjë njeriu që ka dështuar në diçka? Të dorëzohet? Jo.

Është e çuditshme: qenia njerëzore, megjithëse e di fort mirë se ka dy mënyra, për të zgjidhur gjithçka:e keqja dhe e mira, shpesh refuzon të pranojnë se jeta dhe lumturia janë një shkencë që ka rregullat e saj, ashtu siç ka ligje në muzikë, në aritmetikë etj. Avokatët, mësuesit, mjekët, mësojnë zanatin e tyre, por harrojnë t’i kushtojnë vetëm pak minuta në ditë zotërimit të këtij zanati themelor, këtij arti vendimtar, që është egzistenca.

Të gjithë ju që lodheni e mërziteni nga vështirësitë dhe dështimet që hasni çdo ditë, nxirrni mësim nga pësimet tuaja, ashtu siç bëri djaloshi 16 vjecar, i cili, me t’u ngjitur në kalë, fluturoi në ajër pasi iu këput yzengjia. Ai nuk akuzoi as yzengjinë, as fatin e keq. Nuk tha as që kishte frikë e nuk do të hipte më në kalë, por me qetësi, deklaroi:” Kjo tregon se nuk jam stërvitur aq mire, sa të ngjitem pa ndihmën e yzengjisë.

Sot, përpara problemeve të mëdha e të vogla, apo incidenteve të lehta, le të japim prova që midis dy alternativave, ne dimë të zgjedhim më të mirën!

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!