Shkëmbime profesionale, Inspektori i Lartë i Drejtësisë takime me institucionet e Drejtësisë në Holandë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, vizitë pune në institucionet e drejtësisë në Hagë të Mbretërisë së Holandës


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në institucionet e drejtësisë në Hagë të Mbretërisë së Holandës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, z. Artur Kuko, prokurorja ndërlidhëse për Shqipërinë në EUROJUST, znj. Fatjona Memçaj dhe anëtarë të ekipit të ILD-së. Synimi i vizitës ishte njohja dhe shkëmbimi profesional me drejtues e përfaqësues të sistemit të drejtësisë së Holandës me praktikat më të mira të shtetit të së drejtës dhe sfidat që ka sistemi i drejtësisë, jo vetëm në vende me demokraci të re si Shqipëria, por edhe ato me demokraci të konsoliduar si Mbretëria e Holandës.

Në takimin me anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Marc Fierstra, pjesë e trupës së posacme të Gjykatës së Lartë që trajton masat disiplinore ndaj magjistratëve dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës holandeze për gjyqësorin, biseda u fokusua tek nevoja për të folur për cështje të etikës së magjistratëve, tek diskutimet edhe brenda komunitetit të drejtësisë për dilema të ndryshme profesionale, e më e rëndësishmja besimi i publikut tek pavarësia e sistemit edhe ndaj pushteteve të tjera.

Z. Metani dhe z. Fierstra bashkëndanë qëndrimin se kanë të njëjtat vlera për pavarësinë dhe shtetin e së drejtës dhe se pavarësia nuk është një prerogativë e gjyqtarit a prokurorit, por një e drejtë e qytetarëve.

Eksperienca me praktikat e procedimit disiplinor ishin në qendër të takimit, që Inspektori i Lartë i Drejtësisë pati me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Lartë të Holandës, z. F.W. (Edwin) Bleichrodt, si institucioni që trajton mes të tjerash, edhe shkeljet e gjyqtarëve.

Në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Holandës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u prit nga presidenti i Këshillit, z. Henk Naves. Pas prezantimit reciprok të funksioneve të dy institucioneve, z. Metani dhe z. Naves u fokusuan tek cështje të besimit tek drejtësia, integriteti i magjistratëve dhe pavarësia e tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pati një takim edhe me Presidentin e Agjensisë Europiane për bashkëpunim në drejtësinë penale (EUROJUST), z. Ladislav Hamran. Presidenti i EUROJUST shprehu vlerësimin për arritjet e Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe nënvizoi vullnetin për të ndihmuar një institucion të ri si ILD-ja, me arritjet e së cilit ishte familjar. Presidenti Hamran vlerësoi kontributin e Shqipërisë në EUROJUST përmes prokurores së parë ndërlidhëse, znj. Fatjona Memcaj.

Pas falenderimeve për vlerësimet, Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani bëri një prezantim të funksioneve të institucionit dhe u shpreh se reforma në drejtësi ishte një traumë e madhe për shoqërinë por ishte e nevojshme dhe koha e provoi, pasi pavarësia e magjistratëve është një vlerë e cmuar e shtetit të se drejtës që po kultivohet në sistem.

Pjesë e vizitës së punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Hagë ishte edhe vizita në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, ku z. Metani u prit nga Drejtori për Evropën z. Erik Weststrate dhe ekipi i departamentit të integrimit në BE të kësaj ministrie.

Diplomati Weststrate nënvizoi se nga informacionet e marra ishte i mbresuar nga shifrat e rezultatet e përparimit të Shqipërisë, ndërsa z. Metani vërejti se me gjithë vështirësitë e natyrshme e të pritshme, gjërat po përparojnë në Shqipëri dhe se sistemi i drejtësisë po funksionon e prodhon rezultate. Inspektori i Lartë i Drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të bashkëbiseduesve mbi aspekte konkrete të punës e funksioneve të ILD-së. Gjatë këtij takimi u shtruan ide për mundësi bashkëpunimi profesional përmes programeve të qeverisë holandeze për drejtësinë.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…