Për herë të parë opozita turke më e fortë se Erdogani në zgjedhjet lokale

Partia më e madhe opozitare në Turqi në nivel kombëtar, CHP, ka arritur numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale

Partia më e madhe opozitare në Turqi në nivel kombëtar, CHP, ka arritur numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale të djeshme, me 37,7%, duke mposhtur për herë të parë formacionin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, AKP , i cili ka marrë 35,4% duke shënuar një nga rezultatet më të ulëta në historinë e saj politike.

Deri më tani janë numëruar mbi 99% e votave, ndërsa rezultatet do të konfirmohen zyrtarisht në ditët në vijim nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK).

Kryebashkiakët e CHP-së fituan në pesë qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankaranë.

Partia e Erdoganit u tregua ende e fortë në një pjesë të Anadollit qendror, pavarësisht se humbi disa provinca në rajon, historikisht bastioni i saj, si ndaj CHP-së, por edhe për shkak të fitoreve të partisë islamike Yeniden Refah Partisi dhe partisë ekstreme të djathtë nacionaliste MHP, grupe që mbështetën Erdoganin në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Partia pro-kurde dhe e majtë Dem arriti një rezultat të shkëlqyer në juglindje, në kufirin me Sirinë dhe Turqinë, duke rritur numrin e votave të saj në krahasim me pesë vjet më parë.

Sipas asaj që deklaroi Këshilli Zgjedhor i Turqisë, pjesëmarrja ishte 78,7%, më pak në krahasim me zgjedhjet administrative të pesë viteve më parë, në të cilat kishin votuar 84,6% e atyre që kishin të drejtë vote dhe gjithashtu krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur pjesëmarrja ishte afër 90%.

Lexo më shumë nga

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.