Shqipëri, shënohet 109-vjetori i Fitores së Çanakkale

Aktivitete nga Ambasada Turke dhe TIKA me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkale


Në qytetin e Shkodrës janë organizuar aktivitete dhe ceremoni me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkale-s dhe përvjetorit të miratimit të himnit kombëtar turk, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, raporton Anadolu.

Fillimisht u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule në monumentin “Hasan Riza Pasha”, ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, ambasadori Atay u shpreh se si çdo vit janë përsëri bashkë pranë monumentit të Hasan Riza Pashës, “mbrojtësit të Shkodrës, për të festuar këtë fitore të madhe dhe për të kujtuar të gjithë dëshmorët tanë”.

“Fitorja e Çanakkale-s tregon se kombi turk, me vendosmërinë dhe dashurinë e tij për atdheun mund të kapërcejë kushtet e pafavorshme dhe se kjo fitore ishte një pikë kthese ku shpirti luftarak i kombit tonë ndriçoi rrugën në luftën për pavarësi dhe krijimin e Republikës. Kombi turk rilindi dhe një herë nga hiri dhe i shpalli botës unitetin dhe solidaritetin e tij”, tha Atay.

Ambasadori Atay theksoi se sot festojnë edhe 103-vjetorin e miratimit të himnit kombëtar turk.

Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, në fjalën e tij në ceremoni theksoi se Fitorja e Çanakkale-s është një nga të dhënat më të rëndësishme të dashurisë së kombit turk për atdheun dhe vendosmërinë për të jetuar të lirë.

“Kjo fitore e madhe e cila ka vendin e merituar në faqet e historisë turke është ndër gjërat më të rëndësishme të historisë botërore nga e cila duhen nxjerrë mësime”, u shpreh Çevik.

Çevik shtoi se turqit në periudhën e tyre më të trazuar ndryshuan fatin e historisë botërore me Fitoren e Çanakkale-s.

Gjithashtu u organizua edhe një program për përvjetorin e Fitores së Çanakkale-s dhe miratimit të himnit kombëtar turk, si dhe përkujtimin e Mehmet Akif Ersoyn, me lexim Kurani dhe shfaqjen e dokumentarëve, në ambientet e Institutit “Yunus Emre” – Shkodër.

Marrë nga Anadoly Ajansi

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.