Mirënjohje “Mirënjohjes së qytetit”

Emiriana Sako vlerëson Thanas Mustaqin dhe Tristan Sherifin. Gazetarë që shkruajtën përjetësinë e tyre


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Është nismë e vlefshme kjo e Bashkisë së Durrësit, e kryetares së saj Emiriana Sako për të kthyer vëmëndjen nga punonjësit e shtypit. Dy ndër to janë edhe Thanas Mustaqi dhe Tristan Sherifi. Që të dy janë ndarë nga jeta, nuk frymojnë më. Por fryma e tyre do të ndjehet në punën e jashtëzakonshme që bënë, në raportet që krijuan me profesionin, por sidomos me qytetarinë durrsake, pjesë e së cilës ishin.


Thanas Mustaqi është artileria e rëndë e publiçistikës durrsake, pjesë te para të së cilës u montuan nga emrat shumë të njohur Palush Tati, Thana Qerama, Sotiraq Gjordeni, Javer Beqiraj e më para tyre Sofokli Afezolli, Shaban Hidri, Haxhi Shima, e pse jo edhe im atë Xhafer Qesja korespondent i gazetës “Bashkimi” për Durrësin dhe Krujën në mesin e viteve 50-të. Thanasi më pas iu bashkngjit punës së paharruar, pasionante të gazetarëve me stil tërheqës të gazetës “Adriatiku” e sidomos të Hasan Ulqinit, Kozeta Mamaqit, Teuta Shahinit, Përparim Koçiljes, Thoma Qendros. Dhe më pas, shkëlqeu dyshja Fatos Kullaj dhe Thanas Mustaqi.

Kjo gazetë e cila shpejt njohu edhe demokratizimin dhe formatin e kohës, preku edhe punën e mjeshtrave të tillë të penës si Moikom Zeqo, Bardhyl Agasi, Petraq Risto, Bashkim Hoxha, Demir Gjergji, Aqif Hysa, Ilia Dede, Mark Brunga, Maliq Istrefi e shumë të tjerë. Dhe Thanas Mustaqi, ishte “rebeli mbi rebelët” e publiçistikës së zjarrtë, të pakompromis, të së vërtetës, të asaj që përballej pavarësisht nga pasojat. Mustaqi ishte gazetar trim, i vendosur, duke e marrë kundërvënien mbi shpatulla, e duke mos u trembur.

Ky Mustaq i “varfër” në para, por shumë i pasur në vlera, në zanat tregoi se me profesionin nuk bëhet kompromis. Duhet të dish të mbrosh të vërtetën, pavarësisht se mjaft syresh përbetohen se janë profesionistë dhe të zot.

Më duhet të riperifrazoj, thënien e mënçur të gazetarit të njohur italian Indro Montaneli:
-Në rastëse takoni një gazetar të pasur, mos i besoni. Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në mirqënie për hir të së vërtetës. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka çfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera”.

Ky ishte Thanas Mustaqi dhe Tristan Sherifi. Të varfër, pasi punuan dhe luftuan të të shikojnë varfërinë e të tjerëve. Nuk shikuan plagët e veta, pasi mjekonin plagët e të tjerëve. Ngritën lart stekën e mirësisë dhe bukurisë shpirtërore dhe të zanatit, duke minimizuar me sa mund punën e sipërfaqshme, që pozojnë para opinionit si të mënçur dhe të aftë. Thanas Mustaqi për mua është rektori i Universitetit të publiçistikës durrsake, e ngriti shumë lart atë. Dhe Tristan Sherifi është historia e kameras së kohës së tranzicionit, duke rrokur bashkëpunimin me numur njëshin e fotografisë durrsake Gëzim Domin.

Thanas Mustaqi mbushte çantën dhe e bënte shumë të rëndë me fakte dhe praktika e gjallë e realitetit. Punonte shumë, studionte, lexonte dhe përgatiste materiale nga aktualiteti dhe i dorëzonte diku, për ti marrë gazetarët e rinj, të cilët duhen ti jenë mirnjohës këtij talenti, apo mjeshtri të madh të gazetarisë.

Tristan Sherifi, modeli i njeriut, por edhe i gadishmërisë, për të kaluar në syrin e tij realitetin e prekshëm dhe të gjallë. Edhe ky operator dhe mjeshtër i aftë i fotografisë punoi shumë, u lodh dhe nuk pati kohë për tu shplodhur. I përshpejtoi vitet dhe konfirmoi pozicionin e pakundërshtueshm, në rradhët e pararojës së medias vizive durrsake.

Vajza e Durrësit, kryetarja e Bashkisë së qytetit, e cila vazhdon të tregojë përkushtim dukshëm të prekshëm për zhvillimin ekonomik, social dhe historik të Durrësit, u tregua mirënjohëse ndaj dy të mirënjohurve të publiçistikës. Ua ktheu në nder nderit, që ato i dhanë qytetit të tyre kur ishin me frymë. Vajza e Thanasit dhe gruaja e Tristanit, lotonin kur Sako u dorëzoi fletëmirënjohjen për të dashurit e tyre. Krenaria iu rrit, aq sa lartësia e punës së Thanas Mustaqit dhe Tristan Sherifit u dyfishua.

Publiçistika durrsake, duhet të ketë historinë e saj dhe duhet shkruajtur. Janë shumë që kanë dhënë, shumë para në kohë dhe në vlera para brezit të tanishëm, një pjesë të të cilit janë vetëquajtur gazetarë, duke mos patur më të voglën peshë ndihmuese.

Thanas Mustaqi dhe Tristan Sherifi në “Mirënjohjen e Qytetit”. I lehtë dheu, e rëndë Mirënjohja. Dhe mirë është, që këto mirënjohje të pasohen edhe për të tjerë që nuk jetojnë. Kështu e bëjmë të gjallë traditën, por i japin pluse edhe kujdesit që tregohet për to. Prandaj e vendos në fokus edhe Emiriana Sakon, këtë zonjë që kërkon ti japë vëmëndjen e merituar Durrësit tonë të përbashkët.

Thanas Mustaqi dhe Tristan Sherini! Miq të çmuar, profesionistë konkurues, përjetësisht në kujtesë. “Mirënjohja e Qytetit”, është mirënjohje dhe respekt i pakontestueshëm për atë që ishin, për atë që bënë dhe për atë që mbeten.

Durrës: 15 mars 2024

Balla: Nuk ka amnisti të përvitshme

Ministri i Brendshëm: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Nuk ka amnisti të përvitshme

Ministri i Brendshëm: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.