Trembëdhjetë vjet “Ilinden”

Trembëdhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden”.


Nga Nikolla Gjurgjaj
Kryredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”

Trembëdhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Për trembëdhjetë vjet gazeta ka ngjallur interes të madh tek lexuesit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në adresën e postës elektronike të redaksisë si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën dymbëdhjet vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka shtypur 60 numra dhe duke filluar nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com Në atë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë, për të gjithë maqedonasit në Republikën e Shqipërisl, rajon dhe të gjithë botën.

Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur). Gazeta maqedonase “Ilinden” është pjesë e tre platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni www.grid.mk , www.daily.mk dhe www.vesti.mk

Dhe nga gushti 2022 gazeta maqedonase “Ilinden” është anëtare e platformës së Aleancës për Media Etike (AEM), ku janë anëtare 29 media të shkruara dhe audiovizive në Shqipëri.

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurt se veprimtaritë tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, të cilët ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizive të gazetës. Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Republikë e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…