“The Sun”: Shqipëria, me peizazhe të mahnitshme

Hope Brotherton në të përditshmen britanike “The Sun”: Histori magjepsëse dhe çmime të lira


Shqipëria, popullariteti i të cilës vazhdon të rritet po kthehet në një pikë e re turistike, falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse, shkruan Hope Brotherton në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Ndërsa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, vendi evropian shpesh është anashkaluar.

Shqipëria krenohet me historinë e saj magjepsëse, peizazhet e mahnitshme natyrore dhe plazhet me ujëra të pastër kristal.

Pavarësisht se një pjesë e madhe e pushuesve britanikë po e zbulojnë tani vendin mesdhetar, popullariteti i Shqipërisë ka qënë në rritje vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti 8,3 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje prej 4 milionë krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shumica e pushuesve dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare, popullariteti i kryeqytetit të vendit, Tiranës po rritet falë çmimeve të përballueshme.

Sipas një ekipi të ekspertëve të udhëtimit, Tirana ofron birrat më të lira në Evropë, një krikëll kushton 2,06 paund.

Faqja e udhëtimit, “In Love with Albania”, liston disa lloje të ndryshme të birrës kombëtare që pushuesit duhet të provojnë, duke përfshirë Birra Korça, e cila shpesh konsiderohet të jetë birra e parë shqiptare.

Birra të tjera përfshijnë ”Tirana”, ”Stela” dhe ”Peja”.

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar se pushuesit mund të porosisin një vakt me tre pjata për vetëm 20,63 paund për person.

Ushqimi tradicional

Një nga gatimet kombëtare të vendit është Tava e kosit, një pjatë me mish qengji të pjekur e shërbyer me një salcë kosi të aromatizuar.

Pjata të tjera tradicionale përfshijnë Byrekun, një ushqim i shijshëm i bërë nga shtresa të holla brumi dhe i mbushur me një sërë përbërësish si djathë, spinaq dhe mish me erëza.

Gjithashtu, pushuesit duhet të provojnë ëmbëlsirën e quajtur Trileçe, një puding i pjekur i bërë nga tre lloje të ndryshme qumështesh.

Përveç ushqimeve dhe pijeve të volitshme, kryeqyteti ju ofron një sërë aktivitetesh të tjera.

Muzetë magjepsës

Një nga vendet magjepsëse është Bunk’Art 1, një bunker masiv i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze.

Diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi pallatin e madh pesëkatësh të nëndheshëm për të mbrojtur veten dhe zyrtarët e tjerë të lartë në vitet 1970.

Bunkeri u hap si një atraksion turistik në vitin 2014 dhe tani strehon ekspozita të historisë moderne, si dhe pjesë të artit bashkëkohor.

Gjithashtu, turistët mund të vizitojnë edhe Bunk’Art 2, i cili u hap kohët e fundit dhe mbulon historinë e Ministrisë Shqiptare.

Një tjetër atraksion i njohur turistik është teleferiku ne Malin e Dajtit, i cili ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e qytetit.

Dajti Ekspres është teleferiku më i gjatë në Ballkan dhe u ofron pushuesve pamje në të gjithë qytetin.

Vizitorët do të mund të shijojnë kafenenë rrotulluese, që ndodhet në katin e 7-të të “Hotel Dajti Tower”.

Një vend tjetër kryesor është Sheshi Skënderbej, i cili është sheshi kryesor i qytetit.

“Akomodimi është gjithashtu i lirë, ku një natë kushton mesatarisht 38 paund për një natë”, sipas hulumtimeve.

​Gjuha vendase është shqipja, megjithëse anglishtja flitet në shumicën e hoteleve, restoranteve dhe atraksioneve turistike.

Burimi

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…