Rama: Lufta nuk ndalet duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ukraina meriton të mbështetet e ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ukraina meriton të mbështetet e ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rama theksoi se jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi mjaft të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e ndihma e të gjithëve, por para së gjithash e më të mëdhenjve dhe të pasurve në bashkësinë tonë demokratike.
“E shohim me shqetësim se kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje të politikës së brendshme të njërit apo tjetrit vend, apo sepse shohim vonesa shumë të gjata burokratike”, tha Rama.
“Por nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe demokracitë janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate nga ana tjetër kemi një agresor i cili nuk ndalet për as edhe një sekondë së godituri e në përpjekjen e vet për të aneksuar edhe më shumë territor, duke marrë në mënyrë të pamëshirshme jetët e të pafajshmëve dhe duke vazhduar të shkatërrojë Ukrainën e ta bëjë shumë të vështirë për familjet, gratë e fëmijët të jetojnë një jetë normale”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se “dëgjojmë me një ndjenjë fort të trazuar shumë njerëz në mbarë Europën që deklarojnë se të ndihmosh e të mbështesësh Ukrainën, t’i japësh mjetet për të mbrojtur kombin e vendin e vetë është ajo që po nxit vazhdimësinë e luftës”.
“Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës do të sjellë paqen. Kjo jo vetëm është cinike por edhe absurde. Sepse nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin”, tha Rama.
“Ja pse dua të përfitoj nga ky rast që t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë se Ukraina meriton të mbështetet e ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe për të siguruar që çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë që mbështetet kryesisht në parimet e planit 10-pikësh të presidentit Zelensky të cilin e mbështesim dhe duam ta shohim të sigurohet thellësisht në mënyrës serioze nga të gjitha kombet”, tha Rama.
(Marrë nga ATSH)