Kremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet. Presidenca hap dyert për herë të parë për qytetarët

Morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, hapi sot dyert e institucionit për kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërësinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.

“Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë. Kryeqyteti i transformuar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptarisë, është një histori suksesi”,
– u shpreh Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

“Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimore. Tirana dhe qytetarët e saj i kanë paraprirë progresit, duke e kthyer atë në kryeqendrën e shqiptarëve kudo ata ndodhen“, – dekaroi Presidenti në fjalën përshëndetëse.

Përgjatë këtij aktiviteti qytetarët patën mundësi të rikujtojnë të shkruarën dhe të prekin të tashmen e Tiranës, të treguar përmes dokumenteve autentikë, fotografive, pikturave dhe botimeve të autorëve të Tiranës.

Pjesë e kremtimit të 104-vjetorit të Tiranës Kryeqytet ishin artistë të njohur të Tiranës , të cilët, përmes interpretimeve të tyre, sollën kryeqytetin në tinguj e vargje.

Artizanët e Tiranës, që promovojnë traditën e të parëve të tyre, ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.

Tirana e së shkuarës dhe e së tashmes u shfaq në Presidencë edhe përmes pikturave të artistëve që i përkasin brezave të ndryshëm që nga themelimi i kryeqytetit.

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…