Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pret Ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) priti në një takim mirësardhjeje Ambasadorin e ri rezident të Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Zotin Anar Huseynov.


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) priti dje në një takim mirësardhjeje Ambasadorin e ri rezident të Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Zotin Anar Huseynov.

KASH e uroi diplomatin e lartë Azer për fillimin e misionit si Ambasador rezident në vendin tonë, duke i uruar punë të mbarë dhe sa më shumë suksese në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor, projektet dhe investimet në gazifikimin e vendit nëpërmjet gazësjellsit TAP, si dhe investimet në turizëm e në fusha të tjera me interes reciprok, ishin disa nga temat e diskutimit me Ambasadorin Huseynov.

U theksua gjithashtu se heqja e vizave për shtetasit shqiptarë do të ishte një sinjal i mirë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe do t’i shërbente forcimit të bashkëpunimit në të gjtha fushat.

Shqipëria respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit dhe përpjekjet e tij për të riintegruar territoret e rajonit të Nagorno-Karabak. Ne mbështesim zgjidhjet paqësore të çështjeve të mbetura pezull, si dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Duke vlerësuar arritjet e Azerbajxhanit në të gjitha fushat, kërkuam që diplomacia azere të lëvizë me dashamirësi edhe ndaj shtetit të Kosovës, duke bërë hapa praktikë në njohjen e një realiteti tashmë të pakthyeshëm e që do t’i shërbente forcimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme të zhvillimeve ndërkombëtare dhe veçanërisht të situatës në Ukrainë, si rrjedhojë e agresionit rus, mundësisë së arritjes së paqes atje, etj.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…