Konceptet e zhvillimit të qytetit Fuzhou me popullin në qendër

Plani strategjik “3820” me popullin në qendër u solli qytetarëve të Fuzhou-t përfitime konkrete.


Në vitin 1992, sekretari i atëhershëm i Komitetit të Partisë të qytetit Fuzhou Xi Jinping hartoi “Planin strategjik 20-vjeçar për zhvillimin ekonomik e shoqëror të qytetit Fuzhou”, i njohur edhe si plani strategjik “3820”, për ndërtimin urban, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin kulturor e arsimor etj. të qytetit. Në plan theksohen gjithmonë konceptet e zhvillimit me popullin në qendër.

Në fillim të viteve ’90 të shekullit të 20-të, familja e Zheng Hejian-it banonte në një barkë buzë lumit Minjiang. Pasi e mori vesh këtë, në mars të vitit 1991 Xi Jinping-u organizoi menjëherë një mbledhje për të zgjidhur problemin e strehimit të banorëve si Zheng Hejian.

“Bashkia e qytetit mori masa për të shpërngulur banorët që jetonin në barka. Vetëm pas 10 muajve, 104 familje që banonin në barka u shpërngulën në apartamente,” kujton Zheng Hejian.

Ndryshimi i jetës së banorëve që jetonin në barka si Zheng është pikërisht rezultat i zbatimit të planit strategjik “3820”.

Krahas strehimit, edhe ndotja e mjedisit ishte një problem për të cilin qytetarët kishin shumë kritika në atë kohë. Si një nga qytetet me rrjetin më të zhvilluar lumor në Kinë, për shkak të lëshimit të drejtpërdrejtë në lumë të ujit të ndotur industrial e të jetesës, në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, lumenjtë në Fuzhou u ndotën shumë, duke lëshuar erë të keqe. Asokohe njerëzit punonin me zell për zhvillimin ekonomik dhe nuk kishin konceptin për trajtimin siç duhet të marrëdhënieve ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në mbledhjen e 3-të të punës së mbrojtjes së mjedisit të qytetit Fuzhou, Xi Jinping-u u shpreh: “Duhet të nxitim zhvillimin e bashkërenduar të ekonomisë dhe të mjedisit. Çdo veprim që synon përfitime ekonomike duke dëmtuar mjedisin, është i pavlefshëm.”

“Në vitin 1995, Fuzhou kishte vetëm 1 miliard juanë fonde financiare. Megjithëkëtë, bashkia e qytetit mori masa të papara për sistemimin e lumenjve dhe paraqiti planin e sistemimit me afat 6-vjeçar dhe me 300 milionë juanë fonde,” kujton punonjësi i Qendrës së Kopshtit të Fuzhou-t Yang Xiao.

Sipas planit “3820”, bashkia e Fuzhou-t nxiti zhvillimin e gjelbër. U sistemuan me radhë 107 lumenj të brendshëm e liqeni Xihu, si edhe mjedisi ujor në lumin Minjiang. Si rezultat, sot në qytetin Fuzhou ka mbi 1500 parqe dhe norma e gjelbërimit arrin në më shumë se 43%.

Plani strategjik “3820” me popullin në qendër u solli qytetarëve të Fuzhou-t përfitime konkrete. Në krahasim me vitin 1992, vjet të ardhurat mesatare për frymë për banorët e qytetit u rritën nga 2 273 juanë në 58 009, ndërsa të banorëve në zonat rurale nga 1 109 në 28 636 juanë. Tani në rrugët e Fuzhou-t mund të ndihen gjallëria e qytetit dhe lumturia e qytetarëve. (Fani)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…