”El Debate”: Tirana një qytet i gjallë me një histori të pasur

Shkruan Vicky Vilches në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”.


Rritja e numrit të fluturimeve me kosto të ulët dhe opsionet e akomodimit kanë hapur gamën e mundësive për udhëtarët që kërkojnë të zbulojnë destinacione më autentike dhe më pak të mbushura me vizitorë, shkruan Vicky Vilches në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”.

Në një vit që premton të thyejë të gjitha rekordet për nga numri i udhëtarëve, tregues të ndryshëm të sektorit të turizmit në nivel global, konfirmojne se vendet e të ashtuquajturës Evropa Lindore janë destinacionet më në trend, veçanërisht për udhëtarët spanjollë, për shkak të afërsisë gjeografike.

Avantazhi i tyre është se në mungesë të turizmit gjatë dekadave të fundit, këto vende kanë ruajtur më mirë brigjet, plazhet dhe hapësirat e tjera natyrore, duke e bërë udhëtarin të ndihet si një pionier në një botë ku duket se ka pak gjëra për të zbuluar. Shqipëria është një nga destinacionet kryesore të viteve të fundit, e kthyer në një nga yjet në zhvillim.
E panjohur, plot pasuri natyrore dhe me ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, Shqipëria rrethohet nga Ballkani dhe Alpet, brigjet e lagura nga Adriatiku dhe Joni.
Vendi ofron çmime konkurruese dhe tashmë aksesohet më shpejt se kurrë, falë fluturimeve direkte nga Madridi dhe Barcelona që nga viti i kaluar.

Tirana është një qytet i gjallë dhe ka avantazhin e të paturit të një historie të pasur në të cilën mund të shihen si gjurmët e gjata osmane ashtu edhe prania latine.
Riviera shqiptare po fiton terren, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj.
Nuk është Côte d’Azur në Itali, dhe çmimet nuk janë ato të Monakos, por pa dyshim që plazhet e saj janë pafundësisht më të mira, me limane vërtetë si nëpër ëndrra dhe shkëmbinj mahnitës.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…