Nga Talat Xhaferri tek Ylli Ujka, shpallen fituesit e CCIT AWARDS, Nënkryetari Seferi: Biznesi aksioner në suksesin e Tiranës

Tirana mikpriti ceremoninë kushtuar bizneseve më të suksesshme jo vetëm të kryeqytetit, por të gjitha trevave ku flitet shqip, CCIT AWARDS!


Tirana mikpriti ceremoninë kushtuar bizneseve më të suksesshme jo vetëm të kryeqytetit, por të gjitha trevave ku flitet shqip, CCIT AWARDS!

Në ceremoninë ku u vlerësuan arritjet e tyre për performancën e shkëlqyer në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me fokus inovacionin, konkurrueshmërinë, investimet në teknologji në produkte dhe shërbime cilësore, merrnin pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputetë dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi biznesin si motorrin e zhvillimit ekonomik të vendit. “Je zemërplotë kur shikon pjesë të biznesit të cilët janë të kënaqur që marrin pjesë në takim. Unë kam disa herë që jam pjesë e kësaj feste, por ajo që do të doja të thoja , sëbashku kemi mbyllur vite të vështirë, vit pandemie, kemi mbyllur vite tërmeti, por është hera e parë në 127 vite që mbyllim një vit suksesi. Kjo falë punës së të gjithëve bashkë, kjo falë punës së parlamentit, qeverisë, pushtetit lokal, por gjithë pesha kryesore falë punës së biznesit. Dhe unë në emër të Bashkisë së Tiranës do të doja t’ju falenderoja nga zemra sepse të gjithë ju jeni aksionerë suksesi që ky kryeqytet ka kudo”, deklaroi Andi Seferi.

Në fjalën e tij, fitues çmimit të brandit më të mirë ndërkombëtar, Ylli Ujka, u shpreh se ky vlerësim është një tregues i një rrugëtimi të vazhdueshëm drejt cilësisë, standardeve më të larta dhe inovacionit. “Ky çmim, është një ndjesi lumturie dhe krenarie në historinë tonë të biznesit. Ky vlerësim nuk është thjesht një njohje e përpjekjeve të kompanisë X-One, por një shenjë e njohjes së përkushtimit dhe pasionit që kemi investuar në çdo hap të këtij rrugëtimi. Për ne, ky vlerësim është një tregues i një rrugëtimi të vazhdueshëm drejt cilësisë, standardeve më të larta dhe inovacionit . Suksesi nuk është një përpjekje individuale; është rezultat i punës së një ekipi. Ndaj i jam mirënjohës pafundësisht bashkëpunëtorëve të mi të përditshëm dhe ekipit të mrekullueshëm me të cilët kemi pasur shumë momente sfiduese, por gjithmonë jemi ndjerë më të fortë se kurrë”, deklaroi Ylli Ujka.

Gjithashtu, CCT AWARDS vlerësoi me çmim politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi. “Ju falenderoj për vlerësimin, do e ndaj këtë vlerësim me familjen, por edhe me atë staf administrativ me të cilin kam punuar për dy dekada dhe më kanë ndihmuar që detyrat ti kryej me sukses”, u shpreh Xhaferi.

Lexo më shumë nga

Denaj dhe Muzhaqi me të rinjtë: Politika për mbështetjen e brezit të ri në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilluan…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Denaj dhe Muzhaqi me të rinjtë: Politika për mbështetjen e brezit të ri në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilluan…