Ibrahimaj: Këshilli Ekonomik Kombëtar, platformë ndërveprimi për reformat dhe integrimin europian

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit: Domethënës, forcimi i dialogut mes qeverisë dhe sipërmarrjes


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Në këtë takim të nivelit të lartë të eksperteve të ekonomisë e biznesit në vend, u vu theksi në vizionin e ri që synon institucionalizimin e një dialogu më efektiv, frytdhënës dhe të qenësishëm mes qeverisë dhe sipërmarrjes.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se, “qëllimi ynë i përbashkët është të forcojmë fondamentet e ekonomisë, të zhvillojmë një model novator, konkurrues me rajonin dhe më gjerë, si edhe të aftë për të përballuar sfidat që koha po na dikton”.

Gjatë mbledhjes, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj komunikoi edhe risinë e ngritjes së Shtëpisë së Biznesit, një strukturë e posaçme, që do të shërbejë ndër të tjera edhe si pikë takimi e sekretariateve teknike që do të krijohen në vijim.

“Shtëpia e Biznesit, e cila ndodhet në krah të Kryeministrisë, në një nga kubat e piramidës do të shërbejë si një shtëpi, ku ne, jo vetëm do të mirëpresim bizneset për adresimin e problematikave të tyre, por do të shërbejë edhe si vend për takime të përjavshme të sekretariateve teknike që do të ngrihen në vijim të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, “ky është vetëm fillimi i një strategjie të ndërveprimit dhe të komunikimit dhe harmonizimit të iniciativave ligjore dhe nënligjore që qeveria do të marrë në vijim me qëllim marrjen e dijes që gjendet në të gjitha bizneset dhe shoqatat”.

“Ne do të mund të krijojmë një platformë model të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik”, shtoi ajo.

Sipas saj, fazat e zhvillimit ekonomik ku ka hyrë Shqipëria janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimin e biznesit ndaj dhe riaktivizimi i KEK-së, synon të kthehet në platformën e ndërveprimit të ngushtë midis biznesit dhe qeverisë në qasjen ndaj reformave dhe integrimit europian.

“KEK do të shërbejë si platforma e dialogut, thithjes së ideve dhe dijes për sektor specifik dhe nxitës i reformave dhe politikave që i paraprijnë integrimit të vendit në BE. Synojmë krijimin e një modeli të bashkëpunimit qeveri-biznes në sfidat e integrimit”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja e vlerësoi një sinjal tejet d, është një nga rrugët më efikase për të rritur bashkëpunimin e për të ndërmarrë politika që favorizojnë nxitjen e inovacionit, rritjen e kapitalit dhe produktivitetit, por edhe të formësimit për një krah pune më të kualifikuar, për të përballuar sfidat e integrimit europian të sipërmarrjes.

Këshilli Ekonomik Kombëtar ka për qëllim institucionalizimin e dialogut mes qeverisë dhe sipërmomethënës që forcimi i dialogut mes qeverisë dhe sipërmarrjesarrjes, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit duke hedhur bazat e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe në përgjigje të kërkesave të një tregu dinamik.

KEK do të garantojë bashkëpunimin institucional dhe partneritetin publik-privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimin ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, për rritjen e transparencës në vendimmarrjen politike të qeverisjes dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë proces.

Këshilli Ekonomik Kombëtar mblidhet nën përgjegjësinë e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe kryesohet nga Kryeministri. Bëjnë pjesë në këshill, personalitete të ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e shoqatave të biznesit. Në mbledhjet e këtij këshilli marrin gjithashtu pjesë si të ftuar përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të rëndësishme, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe drejtorë të rëndësishëm që kanë ndikim në sistemin e ekonomisë dhe në sistemin fiskal.

Këshilli Ekonomik Kombëtar do të vazhdojë të ushtrojë të gjitha funksionet që ka në bazë të ligjit, duke qenë Këshilltari më i mirë ekonomik i Kryeministrit për politikat ekonomike. KEK do të ndërmarrë nisma për rishikimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit më konkretisht nëpërmjet: Identifikimit të nismave ligjore për lehtësimin e rregullave dhe procedurave të sipërmarrjes për ushtrimin e aktivitetit; Përgatitjes së informacioneve orientuese dhe edukuese për biznesin në sferën e mbështetjes dhe lehtësimit të sipërmarrjes, për përmirësimin e qëndrueshëm të klimës së biznesit; Garantimit të bashkëpunimit institucional të partneritetit publik-privat për zhvillimin e politikave për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat; Dialogut me biznesin për përgatitjen e tij në procesin e Integrimit Europian.

Këshilli, i miratuar nga kryetari do të trajtojë çështjet e evidentuara, një herë në muaj. Në ndihmë të kësaj vijnë Komisionet Sektoriale të cilët mund të mblidhen çdo javë ose çdo dy javë për të diskutuar çështjet në shqyrtim, si dhe grupet teknike të punës, të cilat mblidhen 3 herë javë ose sa here të jetë e nevojshme, për sektorët e çështjeve të caktuara.

(Marrë nga ATSH)

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.