Agim Janina: Odhise Paskali, pionieri i parë i skulpturës shqiptare!

120-vjetori i Odhise Paskalit, akademik, themelues i artit të skulpturës në Shqipëri, eseist dhe mendimtar


Nga Julia Vrapi, Gazeta “Sot”

Në 120-vjetorin e Odhise Paskalit, akademik, themelues i artit të skulpturës në Shqipëri, eseist e mendimtar u organizua një veprimtari muzikore-letrare nga Akademia e Shkencave – komisioni i përhershëm për art e trashëgimi.

Odhise Paskali ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe një nga më të parët që mori titullin e lartë “Skulptor i Popullit”.

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se Odhise Paskali është një figurë e shumanshme, por që përfaqëson më së miri vlerat e skulpturës shqiptare.

“Paskali është një figurë e shumanshme. Ishte njohës dhe studiues i shkëlqyer i artit, nga pedagogët më të mirë, duke përgatitur një radhë të madhe artistësh, eseist, përkthyes, botues i revistës “Studenti shqiptar”, etj, por ajo që i dha vlerë të madhe është krijimtaria e tij në skulpturë në ngritjen e dhjetra monumenteve në Shqipëri dhe jashtë saj, duke u bërë pionieri i parë i skulpturës shqiptare dhe njëherazi babai i saj. Odhise Paskali përfaqëson më së miri vlerat e skulpturës shqiptare”, shprehet studiuesi i artit Janina.

Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike akad. asoc. Gëzim Hoxha në këtë veprimtari mbajti një fjalë për të nderuar figurën mjeshtërore të Odhise Paskalit, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të rëndësishëm të artit shqiptar, përfaqësues emblematik i cilësisë më të lartë artistike të një epoke.

Floriana Paskali, vajza e Odhise Paskalit, u shpreh se babai i saj ka lexuar shumë literaturë dhe ka pasur një admirim të veçantë për muzikën, ndërsa ka ndikuar edhe në jetën e saj të përditshme. Ajo më pas interpretoi disa nga esetë e Paskalit, duke ndarë me të pranishmit shënime filozofike të tij mbi natyrën, miqtë, politikën dhe letërsinë.

Pjesë muzikore nga autorë të njohur në veprimtari

Në veprimtarinë që u organizua në ASH një ditë më parë, Thanas Paskali, djali i Odhise Paskalit, interpretoi pjesë muzikore nga kompozitorë të njohur si Beethoven, Mozart, Chopin dhe Verdi e Liszt. Ai theksoi rëndësinë e muzikës në ngritjen shpirtërore të njeriut dhe si një burim frymëzimi për krijimtarinë artistike.

Në këtë atmosferë të mbushur me tingujt e muzikës, Akademia e Shkencave ka shërbyer si një medium për të nderuar trashëgiminë dhe kontributin e shquar të Odhise Paskalit në fushën e artit dhe letërsisë. Odhise Paskali (Përmet, 22 dhjetor 1903 – Tiranë, 13 shtator 1985) cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës.

Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Skulptura e Odhise Paskalit, përgjithësisht realiste, përçon një frymëzim të thellë patriotik kombëtar, por nuk mbeten jashtë lirizmi dhe përgjithësimi simbolik filozofik.

Secila nga krijimet e tij më të mira ka një trajtim të veçantë në përshtatje me psikologjinë, karakterin, mendimin që synon të përçojë, dhe me lëndën me të cilën do të trupëzohet. Odhise Paskali është dekoruar dhe me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!