SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit


Ceremonia e diplomimit është një ngjarje e rëndësishme për studentët e diplomuar, ku ata shpërblehen për përkushtimin dhe punën e vështirë gjatë studimeve të tyre.

Por këta të diplomuar në një universitet të SHBA-së nuk janë studentë të zakonshëm. Ndryshe nga ditët e tjera ku ata  mbajnë uniformën tipike portokalli të burgut, këtë herë ata janë nën kostumin e studentëve të diplomuar.

Mes atyre që po përjetojnë këto emocione të veçanta është edhe i burgosuri Michael Broadway.

Nëna e tij ka gati 20 vite që nuk e ka parë, që kur ai u burgos në një burg të Illinois.

Por ajo ndjeu krenari dhe emocion kur e pa atë të merrte diplomën e tij Bachelor në Shkenca Sociale nga Universiteti prestigjioz Northwestern, një nga 10 universitetet më të mira në SHBA.

Kjo është hera e parë në historinë e Amerikës që studentët e burgosur marrin diploma bachelor nga 10 universitetet më të mira.

“Është një ndjesi që nuk e kam  përjetuar kurrë më parë. Nëse e ndiej përsëri, do të jem në gjendje ta përshkruaj me një fjali. Por tani, nuk kam fjalë për ta përshkruar. Është e gjithë bota. Të përjetosh gjërat që kam kaluar unë në jetë dhe të jem këtu është e një ndjesi e përshkrueshme”.

51-vjeçari ishte në gjendje të merrte diplomën Bachelor pavarësisht disa pengesave, duke përfshirë luftën me kancerin e prostatës.

“Kjo do të thotë bota për mua, ajo ka kaluar kaq shumë. Ajo dëshironte që që unë të jepja më të mirën time, të jetoja duke dhënë maksimumin  tim. Ajo pa gjëra tek unë që unë nuk i pashë. Dhe fakti që unë dhashë më të mirën, kjo do të thotë shumë për mua”.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo nuk ka mundur të shohë djalin e saj që kur ai u burgos në vitin 2005, dhe gjatë ceremonisë të dy u përlotën dhe ndërsa me këtë përqafim të ngrohtë u munduan disi të kompensonin kohën e humbur.

“Epo, isha pak e suprizuar. Nuk mendoja se ai do ta përfundonte me sukses, por ai ja doli. Jam shumë krenare për të. Jam realisht shumë. Ai duket shumë mirë me atë kapele”.

Nëna e tij përshkruan momentet e ribashkimit me djalin e saj.

“Po, ishte shumë mirë që e pashë. Jam shumë e lumtur. Nuk e kam parë fëmijën tim që nga viti 2005. Ka kaluar një kohë e gjatë, sepse jam e sëmurë dhe nuk mund të lëviz, kam dashur shumë që ta takoj”.

51-vjeçari është dënuar me burg deri në vitin 2084.  Nëse lirohet përpara këtij afati, ai është shprehur se do të dëshironte  të hapte një organizatë jofitimprurëse ku në fokus do të ishin të rinjtë.

Përvec Brodway, në total 16 të burgosur janë diplomuar. Edhe anëtarët e fakultetit të universitetit u emocionuan gjatë ceremonisë së diplomimit.

Profesorja Jennifer Lackey e cila  është drejtoresha e këtij  programi pëer rehabilitimin e të burgosurve që është në bashkëpunim me Oakton College dhe Departamentin e Korrigjimeve të Illinois, shprehet e emocionuar për frytet e kësaj pune.

“20 vite më parë, disa nga këta djem ishin pjesë e bandave krimanale. Ndërsa sot ata po shkëmbejnë poezinë me njëri-tjetrin dhe po angazhohen në detyra të rëndësishme. Mendoj se dashuria dhe rritja që ne shohim në komunitet është me të vërtetë ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar në fillimet e kampusit. Është një ndjesi shumë e bukur. Kjo ishte një përvojë vërtet unike dhe mendoj se është e tillë për të gjithë. Nuk mendoj se asnjë nga anëtarët e fakultetit do të kishte menduar se kjo do të ndodhte me të vërtetë.

Mendoj se për shumë prej tyre, kjo ishte një nga gjërat më të  bukura që ata kanë qenë në gjendje të ndajnë me anëtarët e familjes së tyre.  Të diplomohesh në një universitet me shumë reputacion si ai i Northëesternit dhe të investosh në edukimin tënd, mendoj se kjo të ndryshon jetën”.

James Soto shpreson që kjo klasë e parë e studentëve të burgosur do të jetë vetëm fillimi.

I sapodiplomuari nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me diplomën e tij Bachelor, pasi planifikon të ndjekë studimet Master për drejtësi.

“Unë nuk jam një rast i veçantë pasi ka shumë të tjerë si unë. Dhe shpresoj që te burgosurit të kenë mundësinë të lirohen në mënyrë që të shfaqin të gjithë potencialin e tyre dhe pse jo edhe të ndryshojnë botën”.

Të diplomuarit do të kthehen në institucionet e vuajtjes së dënimet me më shumë se sa thjesht shpresë për atë që mund të sjellë e ardhmja e tyre.

Një ditë ata do të dalin nga dera e burgut me diploma që shumë pak mund ta dinë se ata e fituan atë ndërsa ishin në burg.

Klan News

Lexo më shumë nga

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.