Nga “Parada e Shqiptarëve” te “Nata e Bardhë”, Veliaj zbulon detajet

Kryebashkiaku: Ja çfarë do të ndodhë më 28-29 Nëntor në Tiranë. Ejani festojmë të gjithë bashkë!


Veliaj zbulon detajet, çfarë do të ndodhë më 28-29 Nëntor në Tiranë: “Ejani festojmë të gjithë bashkë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për “Euronews Weekend” zbuloi detajet e organizimit për festat e 28-29 Nëntorit në Tiranë. Festat do kulmojnë me “Paradën e Shqiptarëve”, e cila zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, ku do të bëhen bashkë shqiptarët nga e gjithë Diaspora.

“Do të fillojmë që nesër, në datën 27, me pritjen zyrtare. Janë rreth 150 kryetarë të bashkive që përfaqësojnë këto 150 delegacione nga i gjithë rajoni, që do të jenë për pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave. Aty do të jetë, le të themi, fillimi solemn i aktiviteteve. Në datën 28 është parashikuar që Parada të fillojë në oren 11:00, pra që njerëzit të marrin kohën e tyre me familjet dhe nëse moti na mban, do t’i rrimë këtij plani për datën 28 Nentor”, tha Veliaj.

Ai zbuloi se parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, per të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. “Pasi të bashkohemi të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. Parashikoj që, Parada do të zgjasë disa orë, do të parakalojnë disa grupe. Në këtë sens, nga ora 11 deri në orën 2 besoj do të jetë pjesa e parakalimit dhe pastaj vjen pjesa ceremoniale e ngritjes së flamurit, ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit diku nga ora 10 paradite në Vlorë. Pastaj do të vazhdojnë festime gjatë gjithë mbasdites dhe plani është që në darkë, grupet më të mira të Festivalit të Gjirokastrës, por dhe të tjerat që kanë ardhur nga këto ansamble, do të kenë një koncert në sheshin “Skënderbej”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi edhe surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë.

“Në datën 29 është parashikuar që, përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, Nata e Bardhë të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë. Është hera e parë që i bëjmë të gjithë bashkë për një natë të paharrueshme. Do kemi një miks shumë të mirë të të gjithë më të mirëve shqiptarë nga të gjitha trojet. ”

Në fund Veliaj uroi gjithë shqiptarët kudo që janë për festa të gëzueshme dhe me reflektim. “Shpresoj që të gjithë të kuptojnë që gjërat që na bashkojnë, të jenë më shumë se ato që na ndajnë”, tha ai.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…