Dita e Shën Mërisë së Bënjës

Në datë 21 nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’


Besimtarët ortodoksë të Përmetit festojnë sot ditën e Shën Mërisë së Bënjës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro uroi sot besimtarët me pamje nga Kisha e Shën Mërisë së Bënjës në Përmet, Monument Kulture i Kategorisë I, me vlera të veçanta historike.

“21 nëntori është ditë e shënuar për të gjithë përmetarët që vijnë në pelegrinazhin e përvitshëm, në një nga fshatrat më të bukur që do të jetë pa dyshim destinacioni i ardhshëm turistik, kur Qendra Historike të restaurohet siç u restaurua Kisha dhe siç u restaurua dhe u rijetësua Qendra Historike e Përmetit”, theksoi Kumbaro.

Në këtë ditë të shënuar përmetarët vijnë në pelegrinazhin e përvitshëm në një nga fshatrat më të bukur, destinacion turistik me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha.

Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, e cila po kthehet në një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet.

Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe. Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perëndimi dhe jugu mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991. Në 2018-ën ajo iu nënshtrua procesit të rijetësimit. Hyrja për në kishë bëhet nga ana perëndimore nëpërmjet një harkade të përbërë nga dy kolona guri. Kjo kishë është e rrethuar nga qiparisa dhe me pamje mbi luginë.

Në datë 21 nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…