“Albanian Open Day”, Ambasada organizon festë madhështore në Athinë

Në këtë aktivitet pati larmishmëri ngjyrash, shijesh dhe folklori nga të gjitha trevat shqiptare


Në vijim të kremtimeve të festave të Nëntorit, Ambasada e Shqipërisë në Athinë hapi dyert për të mirëpritur në një festë madhështore, qindra bashkëatdhetarë nga e gjithë Greqia. Kjo nismë u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës së RSH-së në Athinë, 15 shoqatave dhe OJQ-ve shqiptare dhe nën kujdesin e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.

Këtë aktivitet me larmishmëri ngjyrash, shijesh dhe folklori nga të gjitha trevat shqiptare, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva dhe Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj.

Mikpritësja e këtij aktiviteti, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e madhe dhe krenarinë për traditat tona të bukura, të cilat janë përfaqësuar denjësisht dhe ngritur lart nga bashkëatdhetarët tanë në Greqi.

POSTIMI I AMBASADËS

Në vijim të kremtimeve të Nëntorit Shqiptar, Ambasada e RSH-së në Athinë hapi dyert për të mirëpritur në një festë madhështore, qindra bashkëatdhetarë nga e gjithë Greqia. Kjo nismë u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës së RSH-së në Athinë, 15 shoqatave dhe OJQ-ve shqiptare dhe nën kujdesin e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.

Këtë aktivitet me larmishmëri ngjyrash, shijesh dhe folklori nga të gjitha trevat shqiptare, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, Zëvendës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva dhe Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj.

Zëvendës Ministrja për Diasporën në fjalën përshëndetëse vlerësoi përkushtimin e komunitetit shqiptar në Greqi në ruajtjen dhe promovimin e traditave shqiptare si shprehja më vokale e identitetit kombëtar. Duke i konsideruar bashkëatdhetarët si ambasadorët më të mirë të traditës dhe ura lidhëse midis vendeve, znj. Malo i drejtoi ftesë komunitetit shqiptar në Greqi, një prej komuniteteve më të mëdha në diasporë, të bëhen pjesë e Samitit të 3-të Diasporës, i cili do të zhvillohet në ? Tiranë, në datat 22-23 nëntor 2023.

Mikpritësja e këtij aktiviteti, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e madhe dhe krenarinë për traditat tona të bukura, të cilat janë përfaqësuar denjësisht dhe ngritur lart nga bashkëatdhetarët tanë në Greqi. Duke iu referuar mbështetjes dhe promovimit të diasporës shqiptare në Greqi si një nga prioritetet më të larta në detyrën e saj, Ambasadorja Hajdaraga theksoi se Shtëpia jonë e Përbashkët do të jetë gjithnjë e hapur për të promovuar vlerat më të mira kombëtare.

“Albanian Open Day”, një panair i mbushur me shumëllojshmëri aktivitetesh nga treva të ndryshme shqiptare, si gatime dhe pije tradicionale, këngë dhe valle, sfilata me veshje popullore, vepra artizanale të punuara me mjeshtëri nga artizanet duararta të komunitetit tonë, manifestoi katërcipërisht bukurinë e traditës sonë dhe dashurinë e njerëzve për të, duke e shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore e artistike dhe në një festë emocionuese të familjes së madhe shqiptare.

??????? ????????? ?????? ??????̈ ?????? ??????̈?????????̈ ??? ??̈ ???? ??̈ "???????? ???? ???" ??

?? Në vijim të…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Tuesday, November 7, 2023

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…