Rama për “Metropolis”: Pranimi i migrantëve vjen për të lehtësuar sadopak Italinë, vendin që i detyrohemi shumë

Kryministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një video – intervistë me gazetarët italianë të emisionit “Metropolis24”


Kryministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një video – intervistë me gazetarët italianë të emisionit Metropolis24 ku shpalosi vizionin e tij mbi pranimin e migrantëve për të lehtësuar sado pak vendin fqinj, Italinë.

Gjatë intevistët gazetarët teksa thesuan se Edi Rama është emri i ”momentit” në Itali.

Gazetari: Zoti Rama. Si lindi kjo ide për të marrë migrantë nga Italia?

Edi Rama: Mbi të gjitha dua të theksoj se ne kemi marrë kërkesa edhe nga vende të tjera europiane, pa përmendur se cilat janë ato. E gjithë kjo lindi nga një bisedë me kryeministren Meloni, e cila më pyeti se ”a mund të bëhet diçka mbi këtë temë”. Unë i thashë se për Italinë jemi të gatshëm, edhe pse aftësitë tona nuk janë të mëdha mund t’ua japim një dorë.

Gazetari: Zoti Rama kjo iniciativë krijoi probleme në maxhorncën tonë sidomos me Salvinin e Tajanin.

Rama: Keni disa personazhe edhe ju që krijojnë kaos.

Gazetari: Zoti Rama cili është interesi juaj për t’a pranuar këtë marëveshje?

Rama: Do u përgjigjem me një pyetje retorike. Cili ishte interesi i Italisë të na priste ne në vitet që largoheshim nga vuajtjet e regjimit ndërsa na priti krahëhapur? Cili ishte interesi i Italisë kur ne ishim në vuajtje e sipër? Cili ishte interesi i Italisë kur na dërgoi zjarrfikësit në tërmetin e tmershëm?

Gazetari: E kemi për nder Zoti Rama të bidsedojmë me ju. Si mendoni ta përballoni numrin dhe praktikat juridike të migrantëve?

Edi Rama: Të jemi të qartë. Do të jenë 3 000 si fillim. Nëse gjithçka shkon mirë mund të arrijmë në 36 000 persona. Ne nuk jemi vend i BE-së por ndihemi si në të. Na ndan veç deti. Gjografia e Bashkimit Europian nuk mund të jetë në kurriz vetëm të Italisë dhe Greqisë, normalisht vendet më të afërta.

Gazetari: A mund të më komentoni foton e verës me kryeministren Meloni, edhe pse jeni të ndarë politikisht?.

Edi Rama: Të gjithë liderët italianë kanë qënë pranë Shqipërisë në problemet e saj. Ajo nuk është gjigante por prezanton shumë denjësisht Italinë. Kur një person është trasparent nuk ka asgjë për të mos shkuar dakord.

Gazetari: Zoti Rama ne ju falenderojmë për këtë ndihmë. Ju jeni një xhentil dhe me një kulturë të madhe, por a e kuptoni se si po e pret Brukseli zyrtar këtë nismë të një vendi që nuk është në BE?

Edi Rama: Bashkimi Europian për fat të keq nuk ka gjetur një zgjidhje se si të respektojë të drejtat e migrantëve që ia ”mbathin” nga varfëria. Nëse një migrant arrin ne Itali ai arrin në BE.

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Global 360

Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.