GEW Albania, Ibrahimaj: Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes zhvillohet në Tiranë

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes është një iniciativë e krijuar për të fuqizuar sipërmarrje dhe komunitete anembanë globit


Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania) do të zhvillohet së shpejti në Tiranë, me një sërë aktivitetesh të rëndësishme ku do të mblidhen së bashku novatorë, sipërmarrës dhe biznese nga shumë vende të botës.

Nën kujdesin e posaçëm të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, do të organizohen mbi 60 evente në katër qytete të Shqipërisë, në datat 13-19 nëntor 2023, me mbështetjen e 35 partnerëve nga sektori publik dhe privat, bota akademike dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në vend.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania) do të ketë në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikimin e financimeve alternative, fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.

Në këtë frymë, sesionet që do të organizohen do të përfshijnë: Aftësim dhe frymëzim nga histori suksesi sipërmarrjesh kombëtare dhe ndërkombëtare; Motivim nga folës dinamik dhe takime me mentorë; Programe aftësimi me partnerë të ndryshëm; Diskutime me gratë sipërmarrëse, të rinj ambiciozë dhe drejtues biznesesh; Diskutime në panele, prezantime dhe raporte të industrive; Vizita në biznese dhe takime të dedikuara me drejtues të korporatave të huaja dhe vendase.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes në Shqipëri synon të jetë një lëvizje që promovon inovacionin, feston kreativitetin dhe fuqizon komunitetin sipërmarrës shqiptar. Pavarësisht nëse jeni një sipërmarrës me përvojë, një themelues start up-i i ri ose i interesuar për të filluar një biznes, aktivitetet e organizuara do t’ju ofrojnë gjithçka për të cilën ju keni nevojë.

Ibrahimaj u shpreh se, përmes këtij eventi të rëndësishëm, “ne synojmë të frymëzojmë, motivojmë, fuqizojmë, lidhim dhe ndajmë njohuritë në fushën e sipërmarrjes me studentë, studentë sipërmarrës, mentorët dhe partnerët tanë të biznesit”.

Në ditët në vijim do të publikohet kalendari i plotë i detajuar me aktivitete të ndryshme, krijuese, të cilat do të zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë, ku çdokush mund të marrë pjesë dhe të regjistrohet paraprakisht nëpërmjet platformës.

Ibrahimaj vuri në dukej se, Shqipëria ka histori të suksesshme sipërmarrjesh të reja dhe po punon për të fuqizuar ekosistemin e tyre, përmes një kuadri ligjor model dhe mbështetjes së vazhdueshme financiare. “Misioni ynë është pikërisht zhvillimi i këtij vizioni”, tha ajo.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar gjithmonë dhe më shumë në mbështetje të sipërmarrjes novatore dhe përmirësimit të mjedisit ekonomik, përmes aksesit financiar me skemat e granteve, zhvillimit të kapaciteteve të lehtësuesve, si dhe aftësimit të talenteve, duke i shërbyer një qëllimi primar, atij të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes është një iniciativë e krijuar për të fuqizuar sipërmarrje dhe komunitete anembanë globit, veçanërisht ato që ndeshen me barriera strukturore ose që guxojnë për të kthyer idetë e tyre në një start up”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

(Marrë nga ATSH)

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…