Nikolla: Shqipëria, në një linjë me SHBA dhe BE për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u prit në Departamentin e Shtetit nga Asistent Sekretarja për Organizatat Ndërkombëtare, Michele J. Sison.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u prit sot në Departamentin e Shtetit nga Asistent Sekretarja për Organizatat Ndërkombëtare, Michele J. Sison.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se partneriteti strategjik me ShBA është një gur themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ky partneritet është konkretizuar në bashkëpunimin për çështje të ndryshme të zhvillimeve ndërkombëtare, në KS të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse për mbështetjen e Ukrainës, mbështetjen e Izraelit, luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, refugjatët iranianë dhe afganë, mbështetjen e integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe lidershipin e Procesit të Berlinit.

Nikolla shprehu mirënjohjen ndaj ShBA për avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kulturës së pandëshkueshmërisë dhe mbështetjen e Kuvendit për thellimin e tyre.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Shqipëria është në një linjë me ShBA dhe BE për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënive mes tyre si kusht për paqen dhe sigurinë në rajon.

Asistent Sekretarja e Shtetit, Michele J. Sison nënvizoi se partneriteti ShBA-Shqipëri i shërben paqes dhe popujve. ShBA admirojnë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS dhe bashkëpunojmë për mbrojtjen e paqes. Në Këshillin e të Drejtave të Njeriut punojmë bashkarisht për të drejtat e njeriut në mbarë botën. Në UNESCO jemi të angazhuar për mbrojtjen e thesareve kulturore të njerëzimit. ShBA vlerëson qëndrimet parimore të Shqipërisë, si një partner i jashtëzakonshëm për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe sigurinë në botë.

Zgjedhja e Shqipërisë në 10 tetor si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut ishte një sukses i jashtëzakonshëm për dy vendet tona, sepse agjenda e të drejtave të njeriut po ndërlikohet në mjaft vende e rajone të botës.

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kingji në Itali, takim me homologun Portolano: Thellim më tej i bashkëpunimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes…