Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur pavarësinë e Kosovës

Rama: Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot seë fa “nkt Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë”.

Në fjalën e tij në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë në Debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të mbajtur në selinë e OKB në Nju-Jork, Rama tha se “pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.

Kryeministri Rama u shpreh se “abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim”.

“Në fakt, vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor. Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të”.

Lexo më shumë nga

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.