Censi i popullsisë, Kisha Katolike-besimtarëve: Deklaroni përkatësinë fetare

Instituti i Statistikave (INSTAT) nis sot regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces i cili do të vijojë për 6 javë në të gjithë vendin, ku mbi 7500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.


Instituti i Statistikave (INSTAT) nis sot regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces i cili do të vijojë për 6 javë në të gjithë vendin, ku mbi 7500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

Kisha Katolike i është drejtuar sot me një apel qytetarëve duke theksuar se censi është një proces që shihet si i nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën shoqërore dhe ekonomike në të cilën gjendet popullsia e një vendi në momentin aktual.

“Në bazë të ligjit (Ligji 140/2020, neni 5, pika 1), të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetësorit të hartuar për këtë qëllim nga INSTAT-i. Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual”, thuhet në deklaratën e Kishës Katolike.

Kisha thekson se “detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit (Ligji 140/2020, neni 4, pika 2) që në lirinë e tij, pyetjeve të atilla t’ju përgjigjet edhe duke zgjedhur opsionin e lartpërmendur. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij (Lk 6, 44) dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare”.

“Megjithatë, pa dashur të cënojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’iu përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.

Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik””, shprehet Kisha Katolike në deklaratën zyrtare.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor