Margariti: Mësonjëtorja, një film-simbol i përpjekjes për dije!

Ministrja e Kulturës: Homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

“Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.

Margariti i uroi suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri, duke ndarë lajmin se puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet nesër pasdite, në Pallatin e Brigadave.

“Mësonjëtorja, një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flake”, është shprehur ministrja Margariti.

🎞️ Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës!
Një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë!
Suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri!
🎥 Filmi “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj., u restaurua falë punës së Arkivi Qendror Shteteror i Filmit me mbështetjen e ABI Bank dhe Harabel Contemporary Art Platform.
🟢 Një ngjarje që do ta festojmë së bashku në 12 shtator 2023, ora 19:00 në Pallatin e Brigadave.

Posted by Elva Margariti on Monday, September 11, 2023

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.

Global 360

SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.