Monica Merino: UNDP projekte të shumta në Shqipëri

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, vizitoi bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës


Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës, theksoi angazhimin që UNDP ka në forcimin e partneriteteve dhe vijueshmërinë e punës në këto bashki.

POSTIMI I PLOTE

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës, Divjakës, Patosit dhe Sarandës, theksoi angazhimin që UNDP ka në forcimin e partneriteteve dhe vijueshmërinë e punës në këto bashki.
📍 Znj. Merino në takimin me Kryetarin e Kavajës, diskutoi mbështetjen e UNDP-së në rindërtimin e shkollave përmes programit #EU4Schools, luftën e dhunës kundër grave, punën me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit #ReLOaD, ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë, si edhe vlerësimin e gatishmërisë digjitale të qeverisjes vendore me projektin #STAR.
📍 Në Divjakë, znj. Merino u takua me Kryetarin e Bashkisë dhe diskutuan për projektet e UNDP-së në Divjakë, si: forcimi i ofrimit të shërbimeve publike përmes programit #STAR, krijimi i një qendre komunitare shumëfunksionale, sigurimi i shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetja për menaxhimin e Divjakës.
📍 Gjatë vizitës në Patos, Monica Merino dhe kryetari i Bashkisë, diskutuan për punën e UNDP-së në këtë bashki, ndër të cilat janë:
👉🏻 krijimi i qendrës komunitare multifunksionale për fëmijë me aftësi të përmes projektit #AskushTëMosMbetetPas,
👉🏻 shërbimi publik i ofruar nëpërmjet sistemit të zyrës me një ndalesë përmes projektit #STAR,
👉🏻 bashkëpunimet me organizatat e shoqërisë civile përmes projektit #ReLoAD,
👉🏻 lufta kundër dhunës në familje,
👉🏻 menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.
📍 Ndalesa e fundit ishte Saranda, ku znj. Merino u takua me Kryetarin e ri të Sarandës për të diskutuar partneritetin me UNDP-në. Ofrimi i shërbimeve të kujdesit social për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes #LNB dhe forcimi i partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile përmes #ReLoAD janë 2 ndërhyrje shumë të rëndësishmë të UNDP-së në Sarandë.
Monica Merino gjatë qëndrimit në Sarandë, vizitoi Qendrën Komunitare, e cila ofron shërbime jetike për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, znj. Merino vizitoi edhe një qendër për të moshuarit dhe familjet në nevojë.
Jemi shumë të lumtur për partneritetet tona dhe jemi të angazhuar të vijojmë me punën tonë, kudo në Shqipëri!

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, gjatë një vizite 2 ditore në bashkitë e Kavajës,…

Posted by UNDP Albania on Thursday, July 13, 2023

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Global 360

Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.