Arkitekti Andi Papastefani, 123 skica nga Berati 2400-vjeçar!

“Në Berat duke u endur dhe skicuar” është përmbledhja e 123 vizatimeve nga arkitekti Andi Papastefani


Nga Dash Frashëri, Bloger.al

“Në Berat duke u endur dhe skicuar” është përmbledhja e 123 vizatimeve nga arkitekti Andi Papastefani. Kjo është përmbledhja e dytë në skica pas 100 skicave të Tiranës për 100-vjetorin e kryeqytetit.

“Duke ecur nëpër kalldrëme, kacavirur nëpër mure, duke kaluar kodra dhe kapërcyer ura, duke vizituar shtëpi të moçme dhe qendra muzeale, duke lëvizur nga një lagje në tjetrën dhe duke kuptuar dhe ndjerë të veçantën e qytetit, është hartuar ky libër me skica”, thotë Papastefani.

Në 1961 qyteti i Beratit u shpall qytet muze, ndërsa në vitin 2008 u pranua në UNESCO.

Punimet e arkitektit janë realizuar në lagjet kryesore të Beratit si Mangalem, në Kala, në Goricë, në Murat Çelebi, etj.

Autori i kësaj përmbledhje dokumenton jo vetëm godinat monumentale në gjendje të mirëmbajtur por edhe ato të cilat rrezikojnë shembjen.

“Kërkesa jonë është që jo vetëm banesat të shpëtohen por edhe territori rrotull të gjelbërohet që të jap idenë ose logjikën ose programin e lagjes Murat Çelebi siç ka qenë 300 vjet përpara“, analizon eksperti për Citizens Channel.

Ai shton se në lagjen Murat Çelebi ka pasur pemë mani, është zhvilluar mëndafshi, ka banuar një kohë Naim Frashëri, ka pasur studiues nga kjo zonë si Vexhi Buharaja etj., d.m.th. është krijuar një histori, një narrativë që i shtohet pjesëve të tjera të Beratit.


“Berati është një qytet i lashtë, 2400-vjeçar. I vendosur në një mënyrë të veçantë nga të dyja anët e lumit Osum. Shqipëria ka qytete edhe më të lashtë se Berati, siç është edhe Durrësi, por kombinimi i lashtësisë me peisazhin e veçantë dhe ansamblet ndërtimore janë pikat më të vështira arkitektonike që i ka më së miri Berati.

Shpallja e Beratit, qytet muze gjatë viteve 60’ të shekullit të 20-të ishte faktori kryesor që ne sot e gjejmë këtë qytet të mbrojtur.

Zbulimet arkeologjike, kryesisht gjatë viteve 70’, nxorën në dritë të dhëna të reja.

Futja e Beratit të Unecso në 2008 e ktheu këtë qytet në një qytet internacional. Sot ai tërheq vizitorë, por dhe historinë sepse vet si qytet është enigmatik”, tha Papastefani gjatë një interviste për agjencisë kineze të lajmeve në gjuhën shqipe, Cri.cn.

Arkitekti Andi Papastefani ka botuar edhe “Tirana 100 vjet kryeqyte”, ku ka skicur me dashuri dhe profesionalizëm, 100 vila të ndërtuar në periudhën 1920-1959 në kryeqytetin shqiptar.

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.