Tirana,”kryeqyteti” i muraleve!

REPORTAZH – Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit arti


Nga Dash Frasheri, botues i DashArt.al

Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit, jo vetëm sepse në kryeqytetin e Shqipërisë jetojnë banorë nga mbi 140 kombësi të ndryshme, por thuajse çdo ditë, artikujt e botuar në mediat më prestigjioze ndërkombëtare shkruajnë për transformimin epokal të metropolit më vibrant të Ballkanit Perëndimor.

Tirana e drejtuar dikur nga kryeministri aktual, Edi Rama, dhe tetë vitet e fundit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, po fiton një tjetër status me reputacion ndërkombëtar, si “kryeqyteti i muraleve”.

Janë me disa dhjetëra muralet gjigante në pikat më dominuese të qytetit, të cilat e kanë shndërruar Tiranën në destinacionin më të kërkuar nga piktorët muralistë më të njohur botërisht.

“Mural Fest 2023”, një projekt i Dekor Tirana dhe shoqatës VizArt me drejtuese Ormira Lulani dhe kuruar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, ka sjellë këtë vit emrat më të rëndësishëm dhe me një gjeografi globale, nga Franca në Argjentinë, nga Spanja në Danimarkë, apo Serbia dhe Italia.

Portreti gjigant i yllit botëror të futbollit, Lionel Mesi, i piktorit muralist argjentinas, Maximiliano Bagnasco, bëri xhiron e botës, për të cilin shkruajtën mediat më të mëdha, përfshirë gjigantin amerikan “Washington Post”.

Piktori holandez nga Amsterdami, me banim në Spanjë, me emrin e artit “Ives.One” dhe me piktura murale në Amsterdam, Bazel, Bruksel, Tel Aviv, Londrër, Majami, Nju Jork dhe dhjetëra qytetet të tjera, krijoi një nga muralet më tërheqëse në Tiranë.

“Më ftoi piktori Helidon Haliti për të marrë pjesë. Piktura ime murale ka si subjekt piktorin e famshëm holandez, Rembrand van Rijn, por i trajtuar në një fokus modern”, tha Ives.One për DashArt.al.

E ndoqa krijimin e tij, hap pas hapi, ditë pas dite. Ja shikojeni si u transformua kjo fasadë e kësaj ndërtese, diku afër shkollës “Vasil Shanto”.

Zabou, një piktore franceze, me banim në Londër, është super realiste. Portetet e saj janë si të gjalla. Sipas faqes së saj zyrtare ka piktuar 241 murale në 22 vende të ndryshme, përfshirë dhe Shqipërinë. Pikturon murale, që nga viti 2017.

??: “Under Pressure” ?‍♀️ My latest mural painted in Tirana, Albania for MuralFest Tirana • Swipe for more photos • It’s…

Posted by Zabou on Wednesday, October 5, 2022

“Eshtë hera e dytë që vij për të pikturuar një mural në Tiranë. Modeli im kësaj here është një studente e Mjekësisë, një vajzë e bukur nga Shkodra dhe që ka si pasion artin dhe fotografinë”, tha Zabou për DashArt.al.

E ndoqa me shumë kërshëri ecurinë e kryeveprës së saj, e cila ndodhet ndodhet në një nga fasadat e pallateve te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Dash Frasheri dhe piktorja muraliste franceze, Zabou

Andreas Welin është një piktor muralist danez nga Sonderborg, nëje qytet afër kufirit me Gjermaninë. I diplomuar për artin klasik dhe me punime në Nju Jork, Los Anxheles, Melburn, dhe në shumë qytete në Europë. Edhe ai la gjurmën e tij artistike në “Tiranën e Muraleve”. Ja dhe krijimi i tij hap pas hapi.

Tirana e ka fituar statusin e kryeqytetit të muraleve.

Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit arti!


Tirane, 29 qershor 2023

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Terenc Pepa, “Syri i Madh” i Shkodrës!

Në vend të një urimi për ditëlindje!