Ambasadori Atay: Shqipëria, një partner natyral dhe i fortë për Turqinë në rajon

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay: 100 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, e ardhmja e ndritur


Në 100-vjetorin e Marrëdhënieve diplomatike, Turqia dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe kanë një të ardhme të ndritur, duke përmendur partneritetin strategjik që gëzojnë dy vendet, si dhe statusin e tyre të përbashkët si anëtarë të NATO-s dhe kandidate për BE-në.

Sipas ambasadorit turk në Tiranë Tayyar Kagan Atay, Shqipëria është një partner natyral dhe i fortë për Turqinë në rajon.

Në një intervistë për “Tirana Times”, diplomati turk shprehet se objektivat e politikës së jashtme të të dy vendeve përputhen dhe të dyja vendet japin kontribut pozitiv në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe përtej.

Z.ambasador, ky vit është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, pasi shënon 100-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike bilaterale. Cilat janë reflektimet tuaja në këtë përvjetor dhe si është zhvilluar kjo marrëdhënie nëpërmjet viteve?

Kam privilegjin dhe nderin e madh të jem ambasadori i Turqisë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, që përputhet me 100-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve tona diplomatike. Viti 2023 gjithashtu e shënon 100-vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë. Që nga themelimi i saj, Turqia u ka kushtuar rëndësi maksimale marrëdhënieve me Shqipërinë. Si dëshmi e kësaj, Shqipëria ishte ndër vendet e para, me të cilat Republika Turke e re nënshkroi marrëveshjet e miqësisë. “Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit të Përjetshëm” midis dy kombeve, e cila u nënshkrua më 15 dhjetor 1923.

Zëvendësministri ynë i Punëve të Jashtme, ambasador MehmetKemalBozay, së bashku me homologen e tij shqiptare, Zj. Megi Fino, morën pjesë në ngjarjen inauguruese të 100-vjetorit të organizuar në Tiranë në prillin e kaluar. Ne besojmë se ngjarjet festive që do të zhvillojmë bashkë gjatë gjithë vitit do të forcojnë edhe më shumë miqësinë dhe Partneritetin Strategjik tonë. Në fakt, duke folur për historinë, marrëdhëniet mes dy kombeve datojnë qartësisht më tepër; kemi një histori të përbashkët të mbi 600 vjetëve. Kombet turke dhe shqiptare kanë shëtitur bashkë për shekuj. Kjo bashkëjetesë unike është faktori më i rëndësishëm dhe fuqia më e madhe që ka formuar marrëdhëniet tona sot.

Shqipëria ka caktuar Turqinë si një nga partnerët e saj strategjikë zyrtarë. Rëndësia e Turqisë për Shqipërinë nuk mund të nënvlerësohet. Por, cila është rëndësia e Shqipërisë për Turqinë?

Turqia dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Në vitin 2013, Kryeministri Edi Rama, në mënyrë unilaterale, vendosi Turqinë si një nga pesë partnerët strategjikë të Shqipërisë. Më vonë, gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në Turqi në janar 2021, marrëdhëniet u ngritën zyrtarisht në nivelin e “Partneritetit Strategjik” përmes “Deklaratës Politike të Përbashkët” të nënshkruar nga Presidenti Erdoðan dhe Kryeministri Rama. Që atëherë, marrëdhëniet bilaterale kanë fituar momentum të konsiderueshëm dhe gjendja aktuale e marrëdhënieve tona është diversifikuar dhe pasuruar me fusha të reja bashkëpunimi.

Me lidhje të thella kulturore dhe shoqërore, Shqipëria është një vend miqësor për Turqinë dhe shqiptarët kanë një vend shumë të veçantë dhe unik në zemrat dhe mendjet e popullit turk. Përveç kësaj, Turqia dhe Shqipëria janë dy anëtarë të NATO-s dhe vendet kandidate për BE-në. Më tepër se kaq, ne ndajmë një kuptim të përbashkët për atë se si duhet të jetë e ardhmja jonë. Qëllimet e politikës së jashtme të të dy kombeve kryqëzojnë njëratjetrën dhe të dy vendet janë kontribuues në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë. Ne e shohim Shqipërinë si një partner natyral dhe të fortë në rajonin tonë.

Si e shikoni të ardhmen e këtyre marrëdhënieve?

Ne besojmë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një të ardhme shumë të ndritshme. Duke marrë parasysh potencialin e Turqisë dhe Shqipërisë në pothuajse çdo fushë, ka hapësirë të mjaftueshme për përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Dëshirojmë të thellojmë dhe diversifikojmë marrëdhëniet tona në fushat e tregtisë dhe ekonomisë, ushtrisë, industrisë së mbrojtjes, si dhe në kulturë dhe arsim.

Si dy vende miqësore që ndajnë vlera të përbashkëta, do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kulturë, art dhe turizëm, duke rritur kontaktet njerëzore dhe projektet e përbashkëta midis universiteteve. Sfidat gjeopolitike aktuale kanë bërë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë edhe më të rëndësishëm. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të vazhdojmë dialogun tonë të ngushtë në çështjet rajonale dhe globale, si dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.

Këto marrëdhënie bilaterale janë shumë të pasura, kanë shumë lidhje politike, ekonomike, kulturore dhe sociale. Si e shikoni sfidën tuaj personale dhe atë të ambasadës për të koordinuar të gjitha këto dimensione komplekse?

Siç është përmendur drejt, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë shumëdimensionale dhe shumë intensive. Në sferën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale ka ende shumë për të arritur. Ne jemi një ekip i paktë në ambasadë, duke u përpjekur të menaxhojmë dhe koordinojmë të gjitha këto dimensione në mënyrën më efektive. Nuk mund të vazhdoj pa thënë se jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na ofrojnë autoritetet shqiptare. Përveç kësaj, atmosfera pozitive që kemi parë në komunitetin shqiptar është burim motivimi për ne në këto detyra të vështira, por të lavdishme.

Cila është situata më e re në lidhje me kompanitë dhe investimet turke në Shqipëri? Jeni të kënaqur me nivelin e tyre? Çfarë mund të bëhet për të pasur më shumë prezencë turke në ekonominë shqiptare?

Në frontin ekonomik, kemi arritur qëllimin tonë për rritjen e volumit të tregtisë ndërmjet dy vendeve në mbi 1 miliard dollarë. Në vitin 2022, volumi i tregtisë u regjistrua si 1.065 miliardë dollarë. Jemi krenarë që Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në Shqipëri. Volumi i përgjithshëm i investimeve tona ka kaluar 3.5 miliardë dollarë. Megjithatë, duke marrë parasysh potencialin, ka shumë për të bërë ende. Në periudhën në vijim, përpjekjet tona për të rritur më tej volumin e tregtisë dhe investimeve reciproke do të vazhdojnë.

Shohim energjinë e rinovueshme, infrastrukturën, industrinë e mbrojtjes, industrinë bujqësore dhe shëndetësinë si fusha të shquara për investime. Në të njëjtën kohë, besojmë se fillimi i negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë do të kontribuojë gjithashtu pozitivisht në marrëdhëniet tona ekonomike. Procesi i negociatave në vazhdim me BE-në dhe marrëdhëniet shumë të mira midis vendeve tona e bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët turq. Paketat stimuluese gjithmonë ndihmojnë për të tërhequr investime direkte të huaja. Ky mund të jetë mesazhi im kryesor për këtë pyetje.

Cili është vizioni i Turqisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të stabilitetit dhe prosperitetit?

Së pari, po filloj duke thënë se nuk pajtohemi me termin gjeografik artificialisht të krijuar “Ballkani Perëndimor”. Ky term përdoret për të larguar paqartësisht Turqinë nga rajoni i saj. Ndalimi në politikën e zgjerimit të BE-së midis Turqisë dhe “Ballkanit Perëndimor” injoron vazhdimisht statusin tonë si kandidat dhe paraqet një diskriminim. Turqia është një vend ballkanik. Ne jemi pjesë e “fqinjësisë ballkanike”. Ballkani është një prioritet për ne, jo vetëm nga perspektiva politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për shkak të lidhjeve tona historike, kulturore dhe njerëzore me rajonin. Çdo krizë në Ballkan prek Turqinë. Në këtë drejtim, ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është prioriteti ynë i lartë.

Besojmë se e ardhmja e Ballkanit varet nga anëtarësimi në BE. Historia e hidhur mund të lihet pas vetes vetëm nëpërmjet integrimit në BE. Si një shtet kandidat për anëtarësim në BE, kemi mbështetur perspektivën e BE-së për rajonin e Ballkanit. Kemi qenë dëshmitarë të zhvillimeve të paparashikuara dhe sfidave të mëdha në Ballkan: Së pari, pandemia, pastaj lufta në Ukrainë dhe më së fundmi zhvillimet në veri të Kosovës. Kjo na ka shqetësuar të gjithëve në lidhje me ndjeshmëritë historike në rajon dhe ka sjellë kujtime të vjetra nga vitet 1990. Diplomacia dhe dialogu duhet të jenë mjetet e vetme për zgjidhjen e çështjeve rajonale.

Në këtë drejtim, ne ndjekim politika konstruktive, duke përfshirë dhe objektivat ndaj Ballkanit. Për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon, përdorim tri mjete. Së pari, i kushtojmë rëndësi forcimit të marrëdhënieve tona të ngushta me vendet rajonale përmes vizitave të nivelit të lartë, rritjes së marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe bashkëpunimit kulturor. Së dyti, gjithashtu mbështesim dhe fuqizojmë përpjekjet e bashkëpunimit rajonal si Procesi i Bashkëpunimit Jugor-Evropian dhe struktura e tij operative Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Përveç kësaj, Turqia ka marrë pjesë aktivisht në misionet e NATO-s dhe BE-së në rajon si KFOR dhe EUFOR ALTHEA. Së fundi, që nga viti 2009 kemi vendosur mekanizma konsultative trelaterale si Turqia-Bosnja dhe Hercegovina-Serbia dhe Turqia-Bosnja dhe Hercegovina-Kroacia për të inkurajuar dialogun konstruktiv në rajon.

Turqia ka ekspertizë të shkëlqyer dhe një përvojë të gjerë në fushën e turizmit, tani është një markë ndërkombëtare në këtë sektor. Çfarë këshillash mund t’i ofrojë vendi juaj Shqipërisë, e cila ende është në hapat e parë të ndërtimit të një reputacioni ndërkombëtar si destinacion turistik?

Turqia është ndër dhjetë vendet kryesore në botë në fushën e turizmit. Vitin e kaluar, ne pritëm 52 milionë turistë në vendin tonë dhe të ardhurat nga sektori i turizmit u regjistruan në 46 miliardë dollarë. Ne po punojmë për të zbatuar metoda të reja dhe të ndryshme; ku turizmi rural i qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit dalin në plan të parë në këtë kontekst. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ajo që keni vëzhguar në sektorin e turizmit është mjaft impresionuese. Shqipëria ka filluar të luajë një rol aktiv në fushën e turizmit në vitet e fundit.

Shqipëria ka potencial në agroturizëm si e ardhmja për zhvillimin e ekonomisë rurale në të gjithë vendin. Ne kemi vëzhguar pozitivisht, se me stimujt politikë kombëtar, agroturizmi po bëhet gjithnjë e më shumë një markë e fshatrave shqiptare dhe prodhimi i produkteve bujqësore po bëhet një tendencë. Kjo gjithashtu mund të kthejë emigrimin, pasi shumë familje dhe individë kthehen në shtëpitë e tyre private për të punuar tokën dhe të transformojnë shtëpitë e tyre në dhoma për mysafirë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, zonja Mirela Kumbaro, deklaroi se në Shqipëri aktualisht ka 260 oferta agro-turizmi.

Gatimi dhe natyra janë dy nga pasuritë e Shqipërisë dhe duhet të promovohen përmes skemave të mbështetjes financiare. Gjithashtu, Shqipëria ka një potencial të madh të bukurive natyrore që mund të shfrytëzohen në sektorin e turizmit. Shpallja e Lumenjve të Vjosës si Park Kombëtar nga Qeveria Shqiptare ishte një hap i rëndësishëm për të mbrojtur biodiversitetin dhe pasuritë natyrore, si dhe për të rilindur fshatrat në rajonin e Vjosës përmes ekoturizmit për të tërhequr turistë.

Pra, në terma të përgjithshëm, ka një vendim të mençur për tu fokusuar në alternativa të turizmit masiv që kërkojnë infrastrukturë të madhe dhe kapital njerëzor masiv.

Bashkëpunimi arsimor dhe investimet arsimore të Turqisë në Shqipëri po rriten.Së fundmi, janë ofruar bursa për shkollat e mesme për nxënësit shqiptarë. A është ky një hap për të siguruar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe për t’i zgjeruar ato në të ardhmen?

Një nga dinamikat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë është në fushën e arsimit. Është një investim afatgjatë dhe i çmuar për brezat e ardhshëm që do të forcojë kontaktet njerëzore dhe do të fuqizojë edhe më shumë miqësinë dhe vëllazërimin mes vendeve tona. Për rastin e vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama më 6-7 janar 2021, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Arsimit, e cila hyn në fuqi në të dy vendet që nga prilli 2022.

Aktualisht, 198 studentë shqiptarë vazhdojnë studimet e nivelit bachelor dhe pasuniversitar në universitetet turke me Bursa të Turqisë. Çdo vit, mesatarisht 100 studentë nga Shqipëria përfitojnë nga arsimi në Turqi përmes Bursave Turke. Megjithatë, duke marrë parasysh kapacitetin e arsimit të lartë në Turqi, ky numër duhet të rritet. Gjithsej, ka 58,092 programe të ndryshme në 208 universitete në Turqi. Në një larmi të tillë, një student shqiptar pa dyshim do të gjejë një universitet dhe një program që i përshtatet. Përveç kësaj, së fundmi, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të pranojë studentë nga vendet e Ballkanit me bursa në Shkollat e Mesme Profesionale dhe Teknike Anadolle. Shpresojmë që kjo nismë do të kontribuojë në zvogëlimin e problematikës së mungesës së personelit të kualifikuar në disa sektorë në Shqipëri.


Versioni origjinal i intervistes ne gjuhen angleze eshte botuar fillimisht ne Tirana Times

 

Ministria e Bujqësisë: Skema Kombëtare, 954 aplikime për kultivimin e bimëve mjekësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 954 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Këto janë ngjarje për të cilat e vërteta s’do të dalë asnjëherë në pah, por çfarëdo të zbulohet nga kjo…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ministria e Bujqësisë: Skema Kombëtare, 954 aplikime për kultivimin e bimëve mjekësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 954 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema…