Raporti: Rebelimi i grupimit Wanger, Rusia po dobësohet

Rebelimi i Prigozhinit e ka ilustruar që forcat ruse kanë mungesa në shumë aspekte

Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij, Yevgeny Prigozhin kundër udhëheqjes së Rusisë – teksa zhvillohet lufta në Ukrainë – ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë, sipas ekspertëve perëndimorë.

Rebelimi mund të dobësojë edhe moralin e ushtarëve rusë në front të luftës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington.

“Rebelimi i Prigozhinit ka shpërfaqur dobësi të thella në Kremlin dhe Ministrinë ruse të Mbrojtjes”, është thënë në raport.

Sipas raportit, marrëveshja e negociuar nga udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, që Prigozhin duhet të shkojë në Bjellorusi, ofron vetëm zgjidhje afatshkurtër.

Instituti ka vlerësuar se mercenarët e Wagnerit do të mund të arrinin në paralagjet e Moskës, nëse Prigozhin do t’i lejonte.

Ky veprim, theksohet ndër të tjera në raport, ka vënë në pah mungesën e rezervave të ushtrisë ruse.

“Rebelimi i Prigozhinit e ka ilustruar që forcat ruse kanë mungesa në shumë aspekte dhe ka shumë mundësi që kjo situatë të ulë moralin e personelit rus në Ukrainë”.

Forcat ukrainase mund ta përdorin këtë njohuri teksa “tentojnë të thyejnë mbrojtjen ruse”.

Instituti ka thënë, po ashtu, se me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Lukashenko, Wagner me siguri nuk do të ekzistojë si grup i pavarur në krye me Prigozhinin, por disa pjesë do t’i bashkohen Ministrisë së Mbrojtjes.

Mes tjerash, Instituti ka vlerësuar se ideja që udhëheqësi bjellorus të ndalojë avancimin ushtarak drejt Moskës, përbën përçmim për presidentin rus, Vladimir Putinin.

Spiropali: KLSH, partner në luftën e përbashkët kundër korrupsionit

Në veprimtarinë me rastin e 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarja e Kuvendit konfirmoi mbështetje të plotë

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Spiropali: KLSH, partner në luftën e përbashkët kundër korrupsionit

Në veprimtarinë me rastin e 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarja e Kuvendit konfirmoi mbështetje të plotë