“Ne, Populli”

Fjalimi i ambasadores Yuri Kim në ceremoninë e ditës së 247 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara


Nga Yuri Kim

Zoti President, ju falënderoj shumë për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar.

Zonja Kryetare e Kuvendit, shkëlqesi, të ftuar të nderuar, miq – faleminderit që na u bashkuat në festimin e 247-të vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në themelimin tonë, amerikanët shpallën përmes Kushtetutës sonë se “Ne, Populli” dhe askush tjetër – asnjë mbret, asnjë gjeneral, asnjë sundimtar – askush përveç “Ne, Popullit” nuk ka pushtetin dhe të drejtën të vendosë se kush jemi, se çfarë duam dhe se cili do të jetë fati ynë.

Mund t’ju ndërmendet se iu drejtova këtyre fjalëve të mirënjohura të Kushtetutës Amerikane vitin e kaluar. Po i përsëris ato sonte, jo sepse nuk kam ide te reja, por sepse ideja pas “Ne, Populli” është më e rëndësishme se kurrë më parë për të dy vendet tona dhe, në të vërtetë, për botën mbarë.

“Ne, Populli” është një deklaratë për veprimin dhe zgjedhjen në një demokraci: Ne pohojmë se “Ne, Populli” jemi burimi i pushtetit dhe çka ne zgjedhim ka më shumë rëndësi.

Dhe zgjedhja për nga nevoja ka të bëjë me të ardhmen. Mund të debatojmë për të kaluarën, por nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne mundet veçse të zgjedhim se çfarë do të ndodhë më tej.

Nga të gjitha veprimtaritë në të cilat kam qenë pjesë apo kam parë nga të gjithë njerëzit në të 61 bashkitë e këtij vendi të bukur që kam takuar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, për mua është e qartë se populli i Shqipërisë e ka bërë zgjedhjen e tij: të jetë i lirë dhe demokratik, të jetë ndër ato kombe që do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve, për t’u siguruar që Shqipëria të mos fshihet kurrë nga kjo botë. Kështu, ju jeni si ne. Mendoj se këtë duhet ta ketë ndjerë Sekretari Baker kur tha nga sheshi Skënderbej në vitin 1991: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”.

Ashtu si amerikanët deklaruan zgjedhjen tonë në vitin 1776, shqiptarët deklaruan zgjedhjen e tyre në vitin 1991.

Amerikanët zgjodhën më 4 korrik 1776, të jenë të lirë; të besojnë se qytetarët janë burimi, jo subjekt i pushtetit të qeverisë; të angazhohen për të zgjedhur të ardhmen tonë çdo ditë për ta bërë bashkimin tonë më të përsosur; të pranojnë se jemi qenie njerëzore që herë pas here do bëjmë gabime, por që besojmë se për shkak se jemi amerikanë do të ngrihemi dhe do të provojmë sërish, dhe do të zgjedhim më mirë.

Tridhjetë e dy vjet më parë, shqiptarët, ju – si ne – zgjodhët të jeni të lirë: Ju – si ne – vendosët që qytetarët janë burimi, jo subjekti, i pushtetit të qeverisë. Ju – si ne – e dini se demokracia kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri. Ju – si ne – dëshironi që fëmijët tuaj – Nalta, Arba, Greis, Irsa, beni dhe të gjithë fëmijët e tjerë të jetojnë në një botë ku kanë një shans të barabartë për të ndjekur lumturinë. Ju – si ne – jeni të gatshëm të bëni punën e vështirë për ta bërë të ardhmen më të mirë se e shkuara.

Nëse kam mësuar diçka nga koha ime në Shqipëri është se ne – amerikanë dhe shqiptarë – jemi njësoj në shumë mënyra, përfshirë në mënyrat më të rëndësishme. Shpresoj që populli amerikan dhe populli shqiptar – Ne, Populli – ta ruajmë gjithmonë këtë afri. Dhe shpresoj që të gjithë do të shohin se ne – si ju – nuk do të dorëzohemi kurrë në kërkesën tonë për një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë ne.

Dhe kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të parë disa prej jush ballë për ballë, dhe unë do të doja të shfrytëzoj rastin për t’ju shprehur mirënjohjen time më të thellë për atë çka ju keni bërë. Jam mirënjohëse të di se secili prej jush, në mënyrën tuaj, me mundësitë tuaja, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për vendet tuaja. Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë. Por unë ende besoj – ashtu si siç besoja që në fillim – është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Pra, faleminderit që jeni këtu sonte për të na u bashkuar në festë dhe, personalisht, ju falënderoj për miqësinë dhe këshillat tuaja të mençura. Dhe do të shihemi në Uashington.

Faleminderit!

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…