Rritje e bashkëpunimit gjyqësor në Ballkanin Perëndimor

Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor (WBCJ)


Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor (WBCJ) nisi me një konferencë prezantimi, ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të partnerëve rajonalë dhe të disa institucioneve të Bashkimit Evropian.

Kjo nismë, e financuar nga Komisioni Evropian dhe e zbatuar nga Eurojust, synon të forcojë bashkëpunimin gjyqësor brenda Ballkanit Perëndimor, si edhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Vendet pjesëmarrëse janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Konferenca e prezantimit shënoi mbylljen e fazës së hartimit dhe nisjen zyrtare të aktiviteteve operative të projektit.

Në të morën pjesë delegacione të partnerëve nga Ballkani Perëndimor si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësi dhe Konsumatorët dhe nga Presidenca Suedeze e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran, tha se “ndërsa dimensioni ndërkombëtar i krimit të organizuar vazhdon të rritet, është e rëndësishme që shërbimet e prokurorisë të krijojnë partneritete përtej kufijve”.

Ajo theksoi se me këtë projekt, Eurojust do të ofrojë pjesë të rëndësishme të instrumentit të BE-së për bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar, si p.sh., njohuritë dhe mjetet për të ngritur ekipe të përbashkëta hetimore, për prokurorët dhe gjyqtarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Lufta për sundimin e ligjit dhe kundër krimit të organizuar është një luftë e përbashkët dhe ne presim të shikojmë rezultatet operative që do të vijnë më pas”, nënvizoi Hamran.

Projekti WBCJ (titulli i plotë: Rritja e bashkëpunimit ndërkufitar në drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor) është një projekt i IPA III me një buxhet prej 6 milionë eurosh dhe një kohëzgjatje prej katër vjetësh (me zgjatje të mundshme). Ai përqendrohet te një grup kontakti praktikuesish nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët janë përgjegjës për identifikimin e çështjeve të përbashkëta që do të përfitonin nga një koordinim i zgjeruar. Këto çështje të përzgjedhura marrin mbështetje financiare dhe ekspertizë nga Eurojust për të ndihmuar hetimet/ndjekjet penale të koordinuara dhe paralele, si dhe ekipet e përbashkëta të hetimit. Faza e hartimit filloi në shtator 2022 me disa vizita konsultimi të nivelit të lartë nga Presidenca e Eurojust në gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, themelimin e ekipit të projektit të Eurojust dhe të grupit të kontaktit, si dhe miratimin e planit të parë të punës.

Nëpërmjet projektit WBCJ, Eurojust kërkon të angazhohet më tej me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të sjellë mjetet e bashkëpunimit gjyqësor të BE-së më pranë praktikuesve në rajon, si dhe të ndërtojë besimin midis aktorëve përkatës gjyqësorë. /ATSH

Rama: Synojmë ndërtimin e një qendre gazi natyror në Vlorë

Kryeministri Rama në punimet e Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku

Global 360

Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalias

Me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

“La dolce vita”, një kontrapunkt aktual edhe i shoqërisë sonë

Një botë kukullash, një botë teatri. Botë që duket në dritë, po që s'ka më dritë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Synojmë ndërtimin e një qendre gazi natyror në Vlorë

Kryeministri Rama në punimet e Samitit të 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku