Veliaj pret aktorin hollivudian, Danny Glover: Një serial i Netflix po xhirohet në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar ‘The Prosecutor’, që do të transmetohet në Netflix.

Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka.

Veliaj tha se, “është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana pret një aktor kaq të madh si Danny Glover”.

“Jam shumë i lumtur që në Tiranë po xhirohet një serial i Netflix me titull ‘The Prosecutor’. Ne jemi rritur në ato vitet e vështira, kur nuk kishim akses në televizionin amerikan, ku me antenat e sajuara filmat amerikanë i shikonim të dubluar italisht, ndërsa kinemaja, arti, aktorët, kanë qenë një dritare për një botë, ku Shqipëria aspironte të bëhej pjesë. Nuk do e kisha imagjinuar që aktorë si Danny Glover do të vinin në qytetin tonë për të xhiruar filma, dhe platforma prestigjioze si Netflix i ngrenë reputacionin e Tiranës. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe jam shumë i lumtur që jeni në qytetin tonë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë i mirëpritur”, tha Veliaj.

Aktori Denny Glover u shpreh se, është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë dhe mezi pret vizitën e radhës.

“Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është dicka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri”, tha Glover.

Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit, ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibson. /ATSG

Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra.

Global 360

Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.