Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bashkëpunim biznes-institucione publike për kualifikimin e tregut të punës

Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu gjithë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët


Dhoma Amerikane e Tregtisë nënvizoi se, vetëm nëpërmjet bashkëpunimit biznes-institucione publike mund të krijohet një kornizë e qartë e kualifikimeve dhe aftësive në tregun e punës, që reflekton nevojat sektoriale dhe ndihmon në evidentimin dhe profilizimin e profesioneve të reja.

Në këtë drejtim, Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu gjithë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët, agjencitë dhe drejtoritë e linjës, që kanë një ndikim në formimin e kornizës kombëtare të kualifikimeve dhe aftësive profesionale, për të sjellë një përmirësim në tregun e punës dhe mundësi për të adresuar qartë shqetësimet që ka biznesi.

“Sot falë punës së këtyre institucioneve, tregu ka 126 tituj profesionalë kualifikimesh, të cilat janë ndërtuar dhe mbështetur në sinjalet që kanë ardhur nga vetë biznesi si dhe një platformë të sistemit ESKO, i cili mund të aksesohet në portalin e-Albania dhe ka rreth 13 800 aftësi profesionale me të gjithë kompetencat përkatëse. Një vlerësim i saktë i pozicioneve dhe kualifikimeve do të zgjidhë edhe çështjen e nivelit të pagës duke ndihmuar në vlerësimin dhe zhvillimin e forcave të punës”, thuhet në njoftimin për shtyp të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Për ta bërë të mundur këtë, përfaqësuesit e Dhomës Amerikane e Tregtisë kërkuan një koordinim eficient, në radhë të parë duke shkëmbyer në kohë reale informacionin që institucionet sigurojnë dhe më pas duke gjetur rrugët më të mira të angazhimit të biznesit në grupet e punës për kualifikimet profesionale. /ATSH

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…