Deklasifikohen dokumentet nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime ligjore që lidhen edhe me procesin e deklasifikimit


Autoriteti i Dosjeve ndërmerr hapat për përmbushjen e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit

-Brenda vitit parashikohet deklasifikimi i po aq dokumenteve sa në pesë vitet e shkuara
Tiranë 4.04.2023- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime ligjore që lidhen edhe me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si:

1) deklasifikimi i të gjithë dokumenteve nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë,

2)klasifikimi, sipas legjislacionit në fuqi për “Informacionin e klasifikuar” për të gjithë dokumenteve që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Ndryshimet e miratuara synojnë të shmangin vështirësi dhe vonesa të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të përmirësojnë efektivitetin dhe efiçencën në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese.

Autoriteti nxorri vendimin me nr.31për zbatimin e ndryshimeve ligjore. Bazuar në këtë vendim vijoi deklasifikimi sipas listës së inventarëve të dokumenteve ku prioritet për deklasifikim morën dosjet e ndjekjeve dhe bashkëpunëtorëve. Më parë deklasifikimi nga AIDSSH bëhej duke shqyrtuar fletë më fletë, ndërsa ky vendim parashikon shqyrtimin e tyre në nivel dosje.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit, i krijuar pranë Autoritetit, deklasifikoi 609 njësi arkivore me rreth 13.300 fletë dokumente. Brenda vitit, Autoriteti ka parashikuar deklasifikimin e një sasie të konsiderueshme dokumentesh, që mendohet të kalojë shifrat e pesë viteve të shkuara, 2018-2022.

Sipas të dhënave statistikore nga drejtoria e Arkivit të Autoritetit, në vitet 2018-2022 janë deklasifikuar dokumente arkivore me tipologji të ndryshme: dosje ndjekjeje, bashkëpunëtorësh, fashikuj të ndryshëm, kartela, regjistra etj., në total 317.051 fletë. Po gjatë kësaj periudhe, Autoriteti ka shërbyer edhe një sasi të madhe të dokumenteve arkivore, të cilat nuk kanë patur nivel klasifikimi.
Autoriteti po përgatit ndryshimet me aktet nënligjore për përjashtimin nga deklasifikimi ose kufizimin për rastet kur mund të cënohet siguria kombëtare.

Bëjmë thirrje, që çdo autoritet publik dhe arkiv t’i dorëzojë atij dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që disponon duke përfshirë kopjet dhe dublikatat të tjera duke sjellë në vëmendje se AIDSSH-së është Autoriteti i vetëm për mbledhjen, ruajtjen, administrimin, grumbullimin dhe deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Realizimi i procesit të deklasifikimit është në harmoni me një nga pikat e projekt-rezolutës së Parlamentit Evropian mbi raportin e Komisionit të vitit 2022 për Shqipërinë, ku theksohet, në zërin – “Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – Nevoja për përfundimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të epokës së komunizmit dhe bërjen e tyre të aksesueshme për studiuesit dhe publikun e gjerë me qëllim avancimin e drejtësisë dhe pajtimit”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e transparencës së autoriteteve publike në një shoqëri pluraliste, demokratike, të drejtën e aksesit publik në dokumentet zyrtare, si dhe arritjen e ekuilibrit midis sigurisë kombëtare dhe aksesit ndaj një informacioni të tillë.

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…