Novruz Roçi, “Gjeniu” i Përmetit

SOT NE DITEN NDERKOMBETARE TE TEATRIT TE KUKULLAVE


Nga Kozeta Jashari Thanasi:

Sa here kujtoj femijerine time, s’ka si te mos permend ate “kohe te arte” kur bashke me dy shoqet e mia te ngushta, Klaren dhe Lelen, pasi mbaronim detyrat dhe mesimet, te gezuara vraponim ne provat e Teatrit te Kukullave tek xhaxhi Nokja.

Ne katin e pare te Keshtjelles “Shtepia e Kultures”…ndodhej MAGJIA…Kjo magji ishte salla e shfaqjeve te Teatrit te Kukullave…ishte endrra dhe deshira e cdo femije per te pare shfaqjet…
Kete MAGJI e ideonte dhe e realizonte i Madhi NOVRUZ ROCI !

A gjej dot te gjitha fjalet per ta bere te plote portretin e tij ???

-REGJISOR i paarritshem, sepse dinte te mesonte cdo aktor si te interpretonte personazhin(te mos harrojme faktin se kishim vec pasionin, ne ishim femije dhe shume te tjere artiste amatore)…

-SKENOGRAF,qe realizonte me detaje dhe aq bukur cdo skene te akteve te pjeses…

-MUZIKANT, sepse arrinte te harmonizonte aq bukur efektet muzikore me situatat e pjeses teatrale…

-SKULPTOR, qe arrinte te realizonte me allci personazhet kukulla…

-FONIST, qe perdorte ne menyre perfekte mikrofonin dhe magnetofonin…

Kurre ne jete s’me ka rene rasti te njoh nje njeri me kaq shume aftesi ne kaq shume drejtime…permend ketu faktin qe drejtonte edhe rrethin e pirografise…

NOKE ROCI eshte VLERE per Permetin dhe permetaret. Sot si mesimdhenese shoh sa shume e veshtire, sa shume mund e perpjekje do per te bere per vete dhe te kenaqesh ate, SPEKTATORIN e vogel…kujtoj sa me gezim priteshim nga grupet e vogelusheve te kopshtit apo nga spektatoret e nxenesve te klasave te Arsimit Fillor…dhe nese ata lumturoheshin, kjo ishte merita jote ARTISTI yne permetar !

Kujtoj perfaqesimin dinjitoz te Trupes se Teatrit te Kukullave te Permetit ne Takime Kombetare ne Vlore dhe ne Sarande, bashkepunime te dyanshme dhe shkembim pervojash…dhe cdo SUKSES mbante VULEN e regjisor Nokes !

Te gjithe ne te njohim si birin e dy prinderve kengetare te se bukures kenge popullore ( Te dielen qe me saba ), si bashkeshortin e rregullt te Qefseres, si babane e dashur te Altinit dhe Bledarit, si gjyshin me fantastik te tre mbesave bukuroshe dhe ne menyre te vecante te Kleas, e cila trashegon genin tend artistik, te njohim si shokun e vecante, komshiun korrekt dhe permetarin e nderuar !

Ndaj sot te gjithe ne, ish-trupa e Teatrit te Kukullave : Zhaneta, Petriti, Nikoleta, Matoja, Moza, Njaziu,Rizai, Ndeci, Iliri, Agroni, Petraqi, Arbeni, Arjani…e shume e shume te tjere(qe ndoshta i harrova)…le t’i drejtohemi KUJTESES se Institucioneve dhe te komunitetit permetar qe VLERA te tilla duhet te marrin vemendjen qe i takon, sepse NJEREZ te tille i vijne vetem nje here ne shume vite nje qyteti me tradita si ky i yni !

Jete te shendetshme te urojme PROFESORI dhe REGJISORI yne GJENI !

Gezon respektin dhe mirenjohjen tone te pakufishme !

Në “Perandorinë e Diamanteve” të argjendarit shqiptaro-hebre Sokol Pirra

Argjendari shqiptaro-hebre, Sokol Pirra, është një ndër më të njohurit në Shqipëri dhe më të vlerësuarit, për finesën e punimeve

Global 360

Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet Biden pasi u pengua në podium

Presidenti Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa përfundonte dhënien e diplomave në fillimin e Akademisë së Forcave Ajrore…

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Pse është i shkëlqyer murali “Lionel Mesi” i Maximiliano Bagnasco

Lionel Mesi në fasadën e pallatit do të na frymezojë për dinjitetin personal

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.