“Ilinden”, gazeta maqedonase që promovon miqësinë me Shqipërinë

Dymbëdhjet vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden”


Nga Nikolla Gjurgjaj
Kryredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”

Dymbëdhjet vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Për dymbëdhjet vjet gazeta ka ngjallur interes të madh tek lexuesit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në adresën e postës elektronike të redaksisë si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën dymbëdhjet vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka shtypur 57 numra dhe duke filluar nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com

Në atë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë, për të gjithë maqedonasit në Republikën e Shqipërisl, rajon dhe të gjithë botën.

Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur). Gazeta maqedonase “Ilinden” është dhe pjesë e dy platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni www.grid.mk dhe www.daily.mk

Dhe nga gushti 2022 gazeta maqedonase “Ilinden” është anëtare e platformës së Aleancës për Media Etike (AEM), ku janë anëtare 29 media të shkruara dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

 

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurt se veprimtaritë tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, të cilët ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizive të gazetës. Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Republikë e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.